Masakra e Xhanit në 75-vjetoren e kujtesës!

Nga Mhill Pali*

 Në prag të 75 vjetorit të masakrës të terorit komunist të 10 malsoreve nga fshati Xhan, Dajçë e Shosh, në Qafë Thanë të Bruçajve u venod memorial i kujtesës me emrat e të pushkatuarve, sot dëshmor të demokracisë.

Në çdo kohë kush ka luftuar kundër pushtuesve të huaj, janë yje të pashuar në altarin e Atdheut e të Kombit shqipëtar përfshi dhe dëshmorët e luftës nacional – çlirimtare . ktë të fundit duhet pastruat nga krimet dhe kriminelët vlla-vrasës që bënë në e,mër të luftës kundër reaksionit për të garantuar pushtetin e vetem komunist të pas çlirimit.

Me luftën nacional – çlirimtare nuk duhet abuzuar e nuk mundë të justifikohen veprimet e komandantëve e të komisareve urdhër dhenës ose njerzit besnik te Partisë Komuniste të paisur me kartabiankë në dhunimin e pushkatimin pa fajë e pa gjygj të njerëzve e të popullit të pafajshëm sidomos të burrave në zë.

Meshtetsit dhe inspiruesit në krimet e bëra vlla-vrasëse ishin:

Partia komuniste me Enverin dhe misionaret e Partisë Komuniste Jugosllave , Miladin Popoviçi, Dushan Mugoshoi, Bllazha Jovanoviç, Velimir Stojniçio, etj. Në Nentor 1944 Enver Hoxha firmonsi urdhërin për brigadën e 6-të partizane të ndërmerrte operacionin për shpartallimin e forcave reaksionare në Dukagjin.

Dukagjini nuk ishte I pushtuar as nuk kishte asnjë ushtar të huaj nazifashist.

Po për të cilat forca reaksionare bëntë fjalë Enver Hoxha!

Po, kur fliste për forcat reaksionare kishte parasyshë:

  1. Dukagjini ishte kryeqendra e katoliçiizmit shqiptar ndershekuj dhe nuk pajtohej me bolshevizmin e komunizmin.
  2. Kishte parasyshë se fretnia ishte me kulturë të gjërë arsimore e fezare e njifnin shume mir çfarë ishte bolshevizmi dhe komunizmi, ai friksohej se ktë do ta benin të ditur popullit besimtar se ata luftonin fenë, kishat, xhamiat, klerin dhe besimtaret.
  3. Burrat e njohur e të respektuar I konsideronte një pengesë plusë ne istalimin e komunizmit e ë sistemit social-komunist.

Keta tre faktor Enver Hoxha I quante forca reaksionare që duhej shpartalluar me dhunë terorë dhe pushkatime pa gjygjë siç edhe bëri defakto. Ndaj ktyre e Dukagjinit në përgjithësi Enveri kishte fobi të pa perballueshme.

Dukagjini nuk kishte grupe asë formacione të organizuara kundër luftës nacional – çlirimtare asë kundër formacioneve partizane. Në Dukagjin nuk kishte ballist, zagit ose kuisling të organizuar.

Në Dukagjini kishte nacionalist patriot edhe këto jo të organizuar kundër partizanëve as njësive partizane.

Në të gjith hapsirën e Dukagjinit nuk është luftuar as nuk ju kanë kënë prita qoftë edhe të një partizani të vetëm, as nuk është vrarë asnjë partizan me përjashtim të Çela Sinanit që u vra në Stenë të Bruçajvenë mbrëmjen e 26 nëntori 1944, ku shkaktarë ishte vetë Çelua.

Dukagjini ndaj luftës nacional – çlirimtare ka mbajtur qendrim diferent, bëhej luftë bolshevike që nuk kishte asnjë të përbashkët me lirin e demokracin e vertet në programin e sajë kishte permbajtje ateiste, kundër fesë e klerit në përgjithësi e atij katolik në veçanti , ata deklaronin se bolshëvizmi e komunizmi nuk njohin fenë as zotin, kishat as xhamiat. Kjo kishte edhe një arsye më tepër që Dukagjini qendroj indifferent ndaj luftës, por as nuk e kundërshtoj më armë. Kjo ishte arsyeja tjetër që forcat partizane të brigadës 6- të çfrynin gjith dufin e terorit mbi popullin, klerin katolik e mbi burrat e nderuar të Dukagjinit pa bërë asnjë fajë me akuz ë absurd për arm-mbajtje duke shkaktuar dhimbje të madhe, duke lenë nena e motra të veshura në zi e fëmije jetima e hise të fikura (shkretuara) plagë keto që nuk u sheruan kurr e vazhduan për 50 vjet me burgje e internime, perbuzje e veçime të njeriut nga njeriu e nga shoqëria.

Dukagjini ndershekuj ka qenë kala e lirisë, kala e pamboshtur kunder pushtuesve të huaj. Dukagjini ka qenë shtylla kurrizore e katoliçizmit i paperkul as i pa tjetersuar as nga sulltanet turq as nga sllavet serbo – malazez ktë e dinte mir Enver Hoxha me emisaret sllavo – jugosllavë.

E verteta e vrasjes të Çelo Sinanit dhe masakra e Jaho Gjolikut.

Me 26 nëntor 1944 brigada e 6- partizane perqendrohet ne rajonin e Bruçajve.

Po në ktë datë ktheheshin nga Shkodra shumë shtegtar nga fshati I Xhanit, pasi kishin bërë tregun për festën e Shënkollit (5 Dhjetor 1944). Shtegtaret vazhonin rrugen në grupe (Shkodër-Qafë Thanë-Bruçaj-Xhan).

Kur kalojn Qafë Thanën, nata po i zinte vendin ditës. Shtegtarët që kishin mushka dhe ata që I kishin më afër shtëpiat vazhduan rrugën.

Një grup shtegtaresh prej 9- vetash sapo kaluan Qafën e Thanës ndalohen nga një repart partizan .

Disa nga shtegtaret kishin marrë armë me vehte, (zakonisht dukagjinasit armën që dispononin I merrnin ngado nga shkonin, prezenca me armë u dukej burrëri). Partizanët ju kërkojnë armët, shtegtaret nuk pranojnë, megjith kundërshtimit ua marrin armët. Nata kishte mbuluar vendin, partizanë kishte kudo, shtegtaret e lodhur vendosën të kalonin naten në familjet e njohura në Bruçaj.

5 shtegtar me mushka vazhduan rrugën rrugen për në fshatin Xhan nga krojnat e Bardha. Tre partizane korier me Çelo Sinanin vinin nga batalioni i perqendruar ne Xhan për në komandën e brigadës në Bruçaj.

Nata sapo kishte mbuluar vendin, tre partizanët vazhdonin rrugen malore perpjet (tatpjet), 5 shtegtaret vazhdonin rrugën e drejtë, për nga “krojnat e Bardha” që ishte rruga për kafshët. Rastësia konçidon që 5 shtegtarët dhe 3 partizanët të ishin afër kryqëzimit të rrugës nga po ngjiteshin partizanët dhe rruges së drejt nga “krojnat e Bardha”, nga po ecnin shtegtaret.

Tre partizanet degjojn biseden e shtegtarve, bisede për të lehtesuar rrugen (udhetimin) degjonin edhe të hecurat karakteristike të kafshëve.

Tre partizanët zënë pozicione, kur shtegtaret arrijn afër kryqezimit të rrugëve, partizanët u therrrasin “ndal” nderkohe qëllojn me breshëri automatiku.

Shtegtaret të gjendur para kësaj befasie duke mos ditur asgjë se kush po i qellonte u shtrin për tokë për t’u shpëtuar plumbave.

Një shtegtar që kishte armën me vehte qëllon 2 herë në errësirë të plotë andej nga ishin të shtënat e automatikut, kohëzgjatja e kësaj perballje nuk ishte më shumë se 3 minuta.

Vrasja e Çelos është e pa qartë, ai u vra nga vetem 2 pluma të qëlluar nga shtegtari në errësirë të plotë pa par asgjë apo ishte vetvrasje aksidentale nga vet Çelua gjat manovrimit me armën e vet.

Sipas versionit të popullit Çelua është vetvrarë aksidentalisht, ky version nuk perjashtohetnë qoftëse do kemi parasysh moshën dhe mungesën e pervojës në perdorimin e armës në të tilla raste.

Shtegtaret duke shfrytëzuar errësiren dhe terrenin munden të largohen duke lënë mushkat e ngarkuara me ushqimet e festës. Ata nuk dinin asgjë se është vrarë kush, as nuk dining je se kush i kishte qelluar.

Ne do desheronim që dy shokët partizan të shkruanin për të verteten e asaj nate dhe ne çfarë rrethanash humbi jeten Çelo Sinani, por jo të pa vertetat e komandes të brigatës së Jaho Gjolikut që një herë kanë informuar familjën se Çelua është vrarë duke luftuar me armikun Gjerman e heren tjetër duke gënjyer se Çelos ju kishte zënë pritë nga reaksioni. Ne I bëjmë më dije edhe familjes të Çelos se të dy thënjet e komandos e të kujdo tjetër janë gënjeshtra, janë të pavëteta , janë mashtrime.

Lidhur me Çelon e dy Partizanet themi edhe një të vërtetë Reizit vëllait të Çelos.

Drekën e 26 nentorit 1944 Çelua me dy shokët e kanë ngrënë në një familje në Xhan. Ata janë nisur me shkue në Komanden e brigatës në Bruçaj ishin normal të përcell nga familjet ku hëngren drekën, dhe jo me alarm për të shkuar në luftë me armikun duke u pamundësuar ngrënjen e patateve për të shuqar urinë. Kjo është një mashtrim një gënjehtër e paskrupullt sepse brigata e gjashtë në asnjë moment nuk është përballur me asnjë gjerman dhe as me reaksionin siç i quajn ata popullin fisnik e patriot të Xhanit e të Bruçajve.

Ne  ndiejmë dhimbjen e nënës për djalin por edhe ju duhet të ndjeni dhimbjen e nënave e motrave për dhjet malësoret udhëtar të pafajshëm që u pushkatuan në shënj hakmarrjeje për Çelon, krim ky që nuk duhet ta kishte bërë “shqiptari” Jaho Gjoliku dhe mbesa Sanije e Shefqet Peqit.

Ne u themi të vërtetën se Çelo Sinani ishte shkaktari që u vra, atij nuk j’u kishte zënë pritë, as nuk është vrarë në prit siç ka gënjyer e mashtruar komanda e brigatës, këto kanë qënë të pavërteta për ti dhënë vlerë më shumë se duhet në sy të familjes e të tjerëve vrasjes së Çelo Sinanit.

Takimi i rastësishëm i 5 shteg dhe provokimi i panevojshem i tre partizanëve duke qelluar shtegtaret u bë shkas I vrasjes së Çelos apo i vetë vrasjes aksidentale që askush nuk e desheronte.

Per vrasjen informohet komanda e brigadës në Bruçaj, Jaho Gjoliku jep urdhër të bllokohen rruget që të çonin në Xhan dhe të ndalohen shtegtaret. Ata munden të ndalonin mbi 30 shtegtar nga fshati Xhan, i grupuan në vendin e quajtur Shtrungza. Urdhi i Jaho Gjolikut ishte ti çconin në Linaj të mbishkodrës për ti pushkatuar për hakmarrje për Çela Sinanin larg fshatit Xhan për të evidentuar revolten popullore.

Në mengjesin e 27 nentorit 1944 u muoren 9 shegtar që kishin fjetur në familjet e Bruçajve. Me urdhër të Jaho Gjolikut i nisin për në Qafë Thanë për t’i pushkatuar edhe keta për tu hakmarr për Çelon

Nikoll Mirashi 26 vjeç ishte turbekuloz, nuk mund të ecte më ritmin e shokëve. Partizanja Sanie e shoqeronte. Shtegtaret nuk e dinin se do t’i pushkatonin, ishin të habitur pse po i çonin në drejtim të Shkodrës nga kishin ardhë.

Partizanja Sanie që shoqëronte Nikollen e sëmur e shante dhe e shtynte me qyten e automatikut, ajo e fyente me fjalë raciste pse ishte malsor nga Dukagjini , ajo përdorte togfjalshin malok injorant, ju jeni si kafshët, ju nuk jeni shqiptar, ju jeni reaksionar etj, etj. fjalor si keto anti malsor.

I sëmuri i lutesh, jam i sëmur nuk mund të eci më shpejt, më bllokohet fryma, me lejo të pushoj pak i lutej i shkreti Nikoll i cili nxorri ilacet nga xhepi që i kishte blerë në Shkodë, për ti pirë për të lehtësuar frymarrjen. Partizanja që vetem shqiptare nuk mund t’i thuash ia merr ilacet dhe ja tretë.

Fjalet e të sëmurit ishin rrenqethëse, hej medet çfarë bane, pa njata ilaçe nuk kam jetë, a e shef se nuk mundem me marr frym. Nikolla I ulur në gjunj se nuk mund të qendronte në këmbë, shikon partizanen, i thotë: Ti ja kaluke edhe djallit, nese ka dreqi shprit aq paske edhe ti moj gjadhush e mallkuar, haram nena që të ka pjell, ti paske fuqin e shpirtit e korbit, si guxon një çikë të sillet kështu me malsorin, ti nuk qenke e racës njerëzore, çfarë dreqin je din vetem ti, ti kenke pjella e shejtanit.

Mbylle sqepin malok, po po mjere na kush po na vika keshtu qenkeni ju partizanet e komunistat, Fretnia paskan pasë të drejtë.

Partizanja Sanie i mbështet tytën e automatikut mbas koke duke i zbrazur automatikun, i tretë gjysma e kafkës, Nikolla viktima e pafajshme e krimit komunist është qajtur me kokë të mbuluar, automatiku e kishte shperfytyruar. Ne pyesim çfarë emri me i vëne kesaj zoterinj partizan?

8 shtegtaret dëgjuan krismat e automatikut, ata i thanë e vranë Nikollen e shkret, po besa i thojnë njeri-tjetrit e vrane, ja fiken hisen. Tani çdo gjë edhe pë rata të mjerë ishte e qartë, tronditja për 4 shtegtarë që ishin të vetem e jetim, dikush pa babë e dikush pa nanë e pa vllazën, atyre u fikej hisja, keta udhtar shtegtar i prisnin prindërit për tu sjellë ushqimet për festen e Shënkollit (5 dhjetor 1944). Jaho Gjoliku me partizanën, mbesa e Shefqet Peçit ua kthen në mort vetem për të ç’fry dufin e hakmarrjes pa asnjë arsye pa asnjë fajë, sikur ata të mos ishin qenje njerzore ata nuk kishinshpirt asë njenja njerzore duke mos pyetur se do linin në pikëllim e në dhimbje të madhe familjet e ktyre të rinjve malsor.

Ata krye terroristi Enver Hoxha i kishte paisur me kartanjank i kishte lënë me dore të lirë për të vrarë popullin e vet vetem për terorizem që ata të mësonin vetem bindjen dhe uljen e kurrizit. Ata nuk njifnin normat asë ligje njerzore e asë ligje nderkombëtare të luftës , ku asë roberve të luftës nuk mund ti shkelesh të drejtat dhe kurr nuk mund ti pushkatosh pa gjyqë ne të kundërt denohesh sipas ligjeve të luftës duke u përgjigj edhe për deme shperblime siç u përfgjigj edhe Gjermania për vrasjet naziste.

Mbas 1.5 orë arrijn në Qafë Thanë.

Qafë Thanë Jako Gjoliku e kshte zgjedhur larg fshatit Bruçaj për të evituar çdo të pa pritur. Ai kishte dhënë urdhër që në drejtim tqë Qafë Thanës të ndërpritej çdo lëvizje si nga Shkodra ashtu edhe nga fshatrat e Pultit.

Në Qafë Thanë Jaho Gjoliku para pushkatimit bënë aktin më anti njerzor e shqiptar të pa dëgjuar, jep urdhër te zhveshin të 8 shtegtaret duke i lënë vetëm në mbathje, Prenash Zefi që nuk pranoj me hjek teshat i thyejnë krahun për të mundesuar marrjen e teshave për partizanët.

Të 8 shtegtaret i rreshtojn të lidhur, Pal Pllumbi, Kol Vata, Pal Vata, Pllum Sokoli, Shytan Deda, Prenash Zefi, Tom Martini, Mhill Vocrri. Partizanja, mbesa e Shefqet Peçit, e perkellelura e Jaho Gjolikut ngarkohet me ekzekutimin e malsorve nga fshati Xhan. Në shpirtin e djallit të Jaho Gjolikut e të partizanës ekzekutuese ishte njenja e hakmarrjes edhe pse shtegtarët ishin të pafajshem. Për Jaho Gjolikun nuk kishte ransi se kush e ka vrarë Çela Sinanin, ransi pë rata kishte dufi i hakmarrjes deri edhe ne shuarjen e fshati Xhan, atij i dukej kohë e gjatë për të shkuar në Linaj edhe atje të vriste mbi 30 fshatar te fshatit Xhan që i kishte ndaluar duke shkuar në shtëpiat e tyre në Xhan.

Jaho Gjoliku qendron perball malsorve, perball 8 djemve të ri nga mosha 16-25 vjec ndez lludhën e duhanit, lëshon shtllunga tymi duke sodisur ekzekutimin. Nik ishte e veshtirë te lexohej në fytyrën e tij kënaqësin e gjakut të malsorve që skuqte token para këmbëve të tijë.

I pari në rresht ishte Pal Pllumi, kriminelja mbush armën ia vendos në ball. Pali i thotë: Ani le të vdesim por nuk po dimë kush po na vret e pse! Pas kësajdëgjohet krisma e pistoletës duke I dhënë dy plumba në ballë, pa arrit të i dyti në rradhë kumbon zeri i malsorëve njerherash – i kërkojmë Zhanit e njerëzve tonë të mos ligshtohen për Ne edhe pse po na vrasin pa faj, Xhani është I fortë e nuk shuhet , ata prisnin momentin kur dora e zezë e krimineles partizane tu jepte plumbat në ballë. Kjo kriminele del para Kol Vates një jetimi vetem me baben 60 vjeç, nena e kishte lëne 2 vjeç dhe ky bie përkrah kushëririt Palë.

Në fund të rreshtit ishte një jetim tjetër, Mhill Vocrri nga Shoshi, kishte vetem nenen se baba i kishte vdekur, disa partizan i kerkuan Jahos dhe partizanes ekzekutore të mos e vrisnin atë fëmijë, kriminelja u thotë: Qenka moshatar me vellajn tim Çelon edhe këtij po i jap dy plumba në ballë për Çelon dhe për kënaqësin time. Kjo kriminele shfryen dufin e hakmarrjes edhe ndajë një fëmije të pa fajshëm që e priste në derën e shtëpis nëna driten e syrit të vet.

Para dy orësh kjo kriminele kishte vrarë edhe Nikoll Mirashin e semur me turbekuloz, edhe ky nje jetim i vetem pa nënë, pa babë, pa vëlla e pa motër, i po sa martuar, diten e tretë nusja i kthehet në shtepin e prindërve e sipas tradites dera e shtëpis i mbyllet me ferra. Ne pyesim a e kuptojn kto kriminel e kushdo tjetër si i kan perjetue kto dhimbje nenat e motrat e ktyre malsoreve e sidomos e atyre nenave e baballarve për djalin e vetem. A thu se keto nena nuk kane pas zëmër e dhimbje si nena e Çelos!?

Nëna e jetimit e djalit të vetem që fiku hisen e vajtonte çdo ditë djalin duke thënë: O djali i jem më than zemren e ja thaft zoti edhe asaj si të vrau. Si u ndjeve o djali i jem kur të vunë pistoleten në ballë, a mendove se kuj po ja lenë nenen qyqe malit hej medet për mue e për ty, të vran shum të ri, ti nuk i kishe ba gja askuj, të vran për një partizan që ti nuk kishe hak as hile hej medet për rininë tone, keshtu i rikujtojm zotit Reiz, i shkoj jete kesaj nene e ktyre nenave e baballarve të tjer, nenës tënde i mbeti shtëpia plotë. Ne u dhunuem pa faj për 45 vjet nuk guxonim asë të qanim për djalin tonë asë tek varri nuk na linin me shku, vetem naten shkonim e Ne nuk kishim asnjë faj për Çelon vellajn tuaj. Edhe për nenen tuaj e për ju na vjen keq se femijet tanë I vrau Jaho Gjoliku edhe partizanja mbesa e Shefqet Peçit, hej ju thaftë dora e zoti I pagoftë edhe ne femijet e tyre. Keto nuk janë fjalë të mira, por është dhimbja e madhe për 70 vjet, kto janë fjalë shpirti edhe pse zemra ngurron për ti thënë se asë femijet e tyre nuk kan faj, ata le ta dinë se çfarë kanë bërë prinderit e tyre e sa shpirtë katila kanë qënë.

Në Domën Jaho Gjoliku ndalon një shtegtar tjeter, lazer Vuksani 25 vjeç me mushken e tij të ngarkuar me buken e femijeve, ate e prisnin dy femijet e vegjel dhe grueja 25 vjeçe, ata prisnin kafshaten e bukes kur po ua çonte baba por jo nuk ishte e thenë.

Kur Jaho Gjoliku, Haki Toska e partizanja Sanije e muaren veshte se ishte nga Dajca e rruga e çonte nga kufomat e vrara dy orë më parë edhe Lazrin e vranë  pa asnji faj asë shkak. Po Lazrin pse e vranë keta katila të pa shpirt, pa njenjë njerzore, ata e vrarnë nga frika se kurë të takonte në malsoret e vrarë do lajmronte fshatin Xhan e mund të përballeshin  me ndonjë të papritur pa u larguar nga ajo zonë, a mund të vritet nje njeri kote, kte e beri vetem Jaho Gjoliku me disa partizanë si mostra e Sanies.

Jaho Gjoliku mund të përballej vetem me jetet dhe gjakun e vellezrve shqiptar, në vend që të perballej me pushtuesin gjerman u perball me pushkatimet e masakrimet e malsorve të pafajshëm. Lazer Vuksanin e vratë e i muaret mushkën e buken e fëmijeve, ata I latë jetim, e 45 vjet në terror e në vuajtje të renda njerzore.

Xhani nuk mbeti me vrasjet në Qafë Thanë. Terrori vazhdoj, jo thjeshtë për vrasjen e një fëmije partizan por edhe për faktin se Xhani ishte ipeshkvi, qëndra e katoliçizmit në Dukagjini. Kjo ishte nje arsye me tepër që Xhani u terorizue aq shum nga Mahmut Daci me shtabin e tij ne krye të batalioni të spastrimit në Dukagjin. Dy nga shembelltyrat me anti njerze e shqiptare.

Me 5 dhjetor 1944 disa fshatar në shej kundershtimi të terrorit u përballen me armë ne breg te lumit Kirë me disa partizan të batalionit të spastrimit.

Perballja ishte e shkurt. Pas ketij momenti batalioni u leshue si ujqerit e uritur mbi bageti, që ngjasonte me ushtrit e kraleve serbo-malazezë mbi popullin fistar të Xhanit.

Për ti shpetuar reprezaljeve komuniste, populli i Xhanit u largua nga frika e mori malin, muaren me vehte ferliqet e festes së Shënkollot e perkujtuen në pyje.

Partizanët plaçkitën më bageti e deri edhe bletët ku gjeten, nuk lanë  gje pa marr (djath, tlyn, mish, mjalt e deri tek pradhimet e vjeshtës grosh, arra, geshteja, lajthi, etj).

Populli thot se këto i çuen në shtëpiat e tyre andej nga vinin. Pas këtij akti të shëmtuar u vunë flakën (dogjen) shtepiat e 4 lagjeve të Xhanit.

Populli i Xhanit mbeti në qiell të hapur në mëshirene zotit e të natyrës në mes të dimrit, të shiut e të dëbores e ngricave.

Për të bër terror pushkatuan para popullit burrat më me emër, me të nderuar e të respektuar të Xhanit, Gjergj Maçin e Mitër Kepin, duke lënë 9 jetima në kushtet me të vështira njerzore për të mbijetuar kte terror e perjetoj i gjithë Dukagjini, kalaja e pa mposhtur e liris, atdhetaris e patriotizimit shqiptar Enver hoxha me meshtetsit e tij e me Partine bolshevike nuk donte tua dinte ktyre vlerave.

Për të gjithë kta asnjëherë nuk kerkuen falje asë nuk reflektuen pendes.

Me pa turpesin më të madhe janë mjaftuar me demshperblimin sa për 8 vite burg për të gjithë ata që i pushkatoj pa gjyq e pa faj, nga 8 keste për 30 vjet kan marr vetem dy keste e kestet e tejra nuk kan arrit me i marr kurr as ata që u takojn, turp për çdo qeveri të pas ’92-shit.

Shkaktaret e viktimave të terrorit komunist edhe sot në ditet e demokracis trumetphen heronjë të lavdishëm. Turp i madh ata duhet të dënohen si kriminel lufte e njerzore.

Ngjarjet kriminale vlla-vrasëse, si kjo e Xhanit dhe jo vetëm por në të gjithë Shqipërinë duhet të jenë pjesë e Historis të popullit Sqiptarë. 

*Kryetari i Shoqatës Patriotike, Kulturore “Spani”

SHKARKO APP