Masakra në Velipojë, Capital T merr përsipër shpenzimet mortore të 20-vjeçarit jetim

Capital T ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Velipojë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pas përplasjes me armë mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe të hotel “Gocaj” mbetën të vrarë 4 persona ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Në mesin e viktimave ishte dhe 20 vjeçari jetim, Musaen Zeneli, i cili sapo kishte filluar punën në hotelin Gocaj. Dita e parë e punës ishte fatale dhe rezultoi të ishte dhe dita e fundit e jetës. Reperi është ofruar të paguajë shpenzimet e familjes për funeralin e të ndjerit pasi nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, shprehet Capital T.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?