Mashtruesi i 8 Dhjetorit!

Nga Ylli Dylgjeri –
Mashtruesi i 8 Dhjetorit!

Si e the zotrote? 8 Dhjetorin e pluralizmit e bere Ti?
Haaaaaaaaaaa! Haaaaaaaa!
Me deklarimet e Salzburgu-t i vure kapak kazanit tënd me genjeshtra që ke çpikur nga
viti 89 e deri me tash.
Po kush të kishte Ty në llogari ne 89 dhe 90?
Ti ishe nje anonim. Pa emër, pa numer, pa fytyre. Vetem nëse llogarit emrin rezerve në ekipin e basketbollit te Dinamos, numrin ne fanelle dhe fytyren qe dilte me 5 gabime personale ne çdo ndeshje edhe pse hyje ne loje ne mes te saj. Per me shume ne sport le te flasin bashkekohesit tend nga Ilir Trebicka e deri te Fatmir Cuka.
Per më shumë në politike , le te flasin Lisen Bashkurti, Skender Gjinushi, Fatmir Xhafa, Qemal Mminxhozi, Luan Bregasi, Remzi Lani e të tjerë, aktore te rinise puniste dhe aktore te levizjes se Dhjetorit.
Per me pak, po flas edhe une, ish instruktori i KQ te BRPSH-se.
Nuk ke qene kerkund Ti ne listat e organizatoreve dhe simpatizanteve. Ti o Edvin Rama ike u fsheve.Nuk ke qene as ne Shqiperi ne ato çaste per ca ligjerata qe mbajte te artet. Pardesyja jote e bardhë në atë grupim ishte një çarçaf mashtrimi.
Per 8 Dhjetori e vitit 1990 mund të flasë me shumë edhe ish studenti Pandeli Majko.
Per 8 Dhjetorin kanë shkruar shumë. Te vertete e anonime. Por per 8 Dhjetori ende nuk kane dale dokumentetat e kohes.
Ishte Ramiz Alia Ai qe erdhi ne KQ te BRPSH-se e tha:
Duhet ndryshim! Po vij ketu, nga zyra ime ku kam punuar 30 vite me pare, (e kish fjalen per zyren e Sek. Pare te BRPSH L. Bashkurtit) dhe me sa pashe, nuk kishte ndryshuar gje nga koha kur drejtoja Une rinine. (e ka incizuar live ate takim edhe ish gazetari i rinise Ilir Kadia)
Po ajo tavoline, po ajo skrivani, po ato kolltuqe!
Me tej Ai iu drejtya ne mbledhjen e aparatit te rinise Kryeredaktorit te Zerit te Rinise, Remzi Lanit:
Remziii! Duhet ndryshuar gazeta! Tani shpejt do te kemi edhe opoziten perballe. Tani nuk ka më tralala tralala hipi miu ne tra!
Këto ishin mesazhe per ndryshim.
Ndërkohe, diku, në zyrat e KQPPSH pergatiteshin ne fshehtesi listat dhe emrat e opozites se re. Listat e Kryetareve te saj.
Ne dt. 8 Dhjetor, natën e revoltës së studenteve të gjithë apatçikët u ngritem ne alarm per te qene prane tyre ne godinat e Qytetin Studenti
Asnje Urdher, porosi, apo shkelje syri nuk na u dha per te bere “zjarrfikesin e revoltes”. E gjithe udheheqja e vjeter e rinise ishte aty. E gjithe masa studentore bashke me të ndjerin Azem Hajdari ishte aty deri ne te gdhire. Po keshtu edhe ne ditet ne vijim. Ne sheshin studenti, ne rruge, ne bulevard e kudo ku protestohej.
Tani po te pyes Ty Edi Rama:
Ku ishe Ti o Zot?
Kerkund! Kerkund! Kerkund!
Edhe ne takimin me Ramiz Aline kerkund.
Une, isha aty. Me porosi i solla studenteve edhe autobuzin per ne Pallatin e Brigadave. Ishim aty edhe ne godinen 18 kur u be perzgjedhja e pjesmaresve. Edhe ne autobuz edhe ne takim, edhe ne bashkebisedim.
Ku ishe Ti?
Kerkund.
E te tjera, e te tjera qe jane te shkruara ne ditarin tim dhe te kolegeve te atyre diteve.
Si perfundim. Ke genjyer. Ke genjyer dje europen dhe opinionin publik brenda dhe jashte vendit.
Pluralizmin se solle Ti. TI nuk ja vlen te kerkosh as falje.Ti ke qëne, je, dhe do të mbetesh i
pabesueshëm.Ti nuk falesh.

SHKARKO APP