Mateo Prifti, nxënësi që përfaqësoi Shqipërinë në Kampin e Biznesit Ron Brown

 

Një nxënës shembullor në shkollën e mesme “Harry Fultz” në Tiranë, Mateo Prifti, u përzgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Kampin e Biznesit Ron Brown.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ambasada amerikane shkruan “Njihuni me Mateo Priftin!, i cili ka marrë pjesë në një garë shumë konkuruese dhe selektive e sponsorizuar nga ambasada amerikane në Zagreb”.

“Mateo ishte pjesë e një prej shtatëmbëdhjetë ekipeve nga shtatë vendet që konkurruan në kamp, duke paraqitur idetë e tyre për biznese teknologjike përpara një paneli me ekspertë të biznesit dhe teknologjisë. Ne e pyetëm Mateon për përvojën e tij. “Ishte fantastike! Nuk ndodh shpesh që të marrësh mentorship nga profesionistë dhe individë me histori dhe eksperienca të sukseshme në fusha të ndryshme të biznesit dhe teknologjisë. Pjesmarresit vinin nga shtete të ndryshme dhe ishin shumë të angazhuar dhe miqësorë”, nënvizon ambasada amerikane në rrjetin social “Facebook”.

Me tej, ambasada shkruan se “të jesh sipërmarrës nuk do të thotë vetëm të shesësh një shërbim apo një produkt, por gjithashtu të shtysh dhe të motivosh individët rreth teje të mos kenë frikë nga faktorët limitues, por të ndjekin ëndrrat dhe vizionet e tyre. Mësimi më i vyer ishte se jo vetëm në biznes, por edhe në jetë gjëja më e rëndësishme është që të dish se si të shesësh. Kam mësuar se si të shesësh idenë tënde, vizionin tënd dhe aftësitë e tua tek të tjerët, por në një mënyrë që të mund të frymëzojë njerëzit, pa imponuar idenë time tek ta. Tani që jam kthyer, unë ndihem shumë i motivuar dhe kam ide më të mira. Të gjitha kontaktet që kam lidhur me biznesmenë dhe pjesëmarrësit e tjerë do të përshpejtojnë dhe do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin e projekteve të mia”. 

SHKARKO APP