Maya bëhet nënë për herë të parë

Maya Alickaj është bërë për herë të parë nënë e një djali. Pak orë më parë në llogarinë e saj të Instagram-it, këngëtarja ka uruar Krishtlindjet përmes kësaj fotoje.

”Gëzuar Krishtlindjet! Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Me shumë dashuri, Maya & Jonas”,-shkruan këngëtarja duke zbuluar kështu edhe emrin e bebushit.

Vogëlushi me shumë gjasa ka ardhur në jetë javët e para të dhjetorit, pasi siç duket nga fotoja Maya është në formë shumë të mirë fizike. Lajmin e pritjes së ëmbël këngëtarja e zbuloi në nëntor kur ishte plot 8 muajshe, e ftuar tek “Rudina” në Tv Klan.

https://www.instagram.com/p/Br0Cr8VHxnB/

SHKARKO APP