Mbani shënim, kjo është lista me ushqimet që do të jenë shumë të famshme në 2021
Përveç vaksinës së Covid-19, diçka tjetër që do t’u bëjë të mendoni se 2021 është vit i mbarë, është lista e ushqimeve që do t’i lexoni më poshtë. Nutricionistët kanë dalë në konkluzionin se ka një listë me superushqime që do të jenë kryefjala e 12 muajve të ardhshëm. Super ushqimet në gjuhën e tyre janë ushqime të shëndetshme, të pasura me antioksidantë, fibra dhe me shumë përfitime për shëndetin tonë. Lajmi tjetër i mirë? Nuk ka asgjë nga lista më poshtë që nuk e hani.
1-Ushqimet e fermentuara
Turshitë, kos, yogurt dhe çdo gjë tjetër brenda një kavanozi. Janë të pasura me probiotikë dhe e ndihmojnë shumë sistemin e tretjes.
2-Boronicat
Nëse deri dje boronicat nuk gjendeshin brenda frigoriferit tuaj, kjo do të ndryshojë pas janarit. Janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, prandaj mos i harroni!
3-Farat
Lloje të ndryshme farash s’duhet të mungojnë në raftet u ushqimeve sepse siç mund ta keni vënë re, fama e tyre do të jetë edhe më e madhe këtë vit. Janë një super mënyrë për t’i shtuar proteina dhe fibra vaktit tuaj.
4-Frutat ekzotike
Të pasura me potasium, antioksidantë dhe fibra. Miksojini dhe pini një lëng frutash për të pasur energji gjithë ditën!
5-Avokado
Ka disa vite që avokadoja është në krye të listës së ushqimeve të famshme, por jo pa arsye.
6-Spinaqi dhe çdo gjë tjetër jeshile
Shtojani spinaqin smoothie-it tuaj dhe mos ndani sallatrat! Janë dhe në modë, nëse ju duhej një tjetër arsye për t’u bindur.
7-Frutat e thata
Në fakt, kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë super-ushqim!
8-Salmoni
I pasur me proteina dhe Omega 3, salmoni është gjithnjë zgjedhje e mirë, por sigurohuni të jetë shumë i freskët.