Mbërrin në Shqipëri projekti “Me Verdin në Botë”

Ditën e martë, 21 nëntor, në kuadrin e edicionit të dytë të Javës së Kuzhinës italiane në Botë, Ambasada e Italisë dhe Instituti Italian i Kulturës, sjellin në Tiranë një projekt të llojit “unconventional marketing” me titull “Me Verdin në Botë”. Bëhet fjalë për një nismë të konceptuar nga Synapse Group në bashkëpunim me Solistët e Operas italiane, e mbështetur Rajoni Emilia Romagna, Komuna e Parmës, Unioni i Sipërmarrësve të Parmës, Dhoma e Tregtisë së Parmës, Universiteti i Parmës dhe Parma Quality Restaurants.

Prej vitit 2014, projekti “Me Verdin në Botë” promovon ndërthurjen mes traditës së muzikës klasike italiane dhe ekselencave të tjeta “made in Italy”, me synimin për të përforcuar dialogun konstruktiv dhe për të krijuar sinergji pozitive me realitete të tjera ndërkombëtare, duke favorizuar mundësi takimi mes botës së kulturës dhe të biznesit, që të mund të sjellin përfitime konkrete për të dy sektorët.

Ndalesa në Tiranë do të fokusohet në kombinimin e gjuhës universale të muzikës së Giuseppe Verdi-t dhe trashëgimisë së pafundme të traditave dhe përvojave italiane në sektorin agro-ushqimor dhe të kuzhinës, tjetër pasion i kompozitorit të famshëm italian.
Pikërisht në këtë këndvështrim, në fund të koncertit të Solistëve të Operas italiane do të organizohet një degustim me ekselenca eno-gastronomike, të ofruara nga shumë kompani italiane.

Përpos këtij aktiviteti, gjithmonë ditën e martë 21 nëntor, në orën 9:30 në Hotel Tirana International, do të zhvillohet një ëorkshop i organizuar nga Ambasada e Italisë me titull “Rëndësia e përvojës italiane për të promovuar një model rritjeje të qëndrueshme të sektorit të Agro-ushqimor”, një seminar që fokusohet në çështjet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë ushqimore.

SHKARKO APP