Mbështetuni tek Akrepi, shenja ku gjenden miqtë besnikё pёr gjithё jetёn

Akrepi – 24 tetor deri më 22 nëntor

Akrepi ka lindur duke i ditur sekretet e jetës dhe tё vdekjes dhe me aftësinë për t’i zotёruar të dyja.

Misteret e lashta magjepsin mendjen e tij brilante.

Nga ndjeshmëria e tij e fuqishme pёr natyrën e njeriut, dalin detektivë të shquar, kompozitorё tё veprave të mëdha muzikore, vepra letërsie tё thella dhe tё përhershme, apo aktorё qё performojnё me intensitet të pazakontë dramatik.

Ndonjëherë ai jeton vetëm, pranë detit, i fortë dhe i qetё si dallgёt.

Ndonjëherë ai përballet me publikun, duke veshur maskën e qetësisё dhe kontrollit, për të fshehur dëshirën e tij tё madhe për të fituar.

Ai mund të jetë një politikan apo një yll televiziv, një sipërmarrës ose një barist, por do të jetё në krye të gjithë konkurrentëve.

Dhe do ta arrijё kёtё kaq lehtё, sa do tё duket sikur ishte rastёsi, sesa vullneti i tij i fortё, si dhe natyra e tij besnike me miqtё…

Pra, mbani mend: Gjithnjё do t’ju duhet njё shok/shoqe Akrep, janё “miq pёr kokё”, edhe pse kanё ca mangvsi, ashtu si tё gjitha shenjat e tjera kanё “pjesёn e tyre”…

***

Enciklopedia e përshkruan akrepin si një insekt qё lёviz vetёm natёn, që sulmon dhe paralizon prenё e tij me një helm të injektuar nga bishti i gjatë, i lakuar, i përdorur si pёr t’u mbrojtur, ashtu edhe pёr tё sulmuar.

Pickimi i tij ndonjёherё mund tё jetё fatal.

Njerëzit shpesh reagojnё dukshёm, kur dikush thotë se ai ose ajo ka lindur në nëntor, duke mërmëritur: “Oh, ju jeni një Akrep?”- me njё frikë të sinqertë ose me njё frikё tё pёrzier me nderim.

Ndonjëherë nёnqeshin dhe padyshim i referohen pasionit legjendar tё Akrepave.

Personave të shenjёs sё Akrepit, duhet t’i ketё ardhur nё majё tё hundёs nga kёto reagime ndaj shenjёs sё tyre, por kush mund t’i fajёsojё njerëzit?

Akrepat, ata janë të pamëshirshëm dhe të rrezikshёm, apo jo?

Gabim!

Sepse kjo varet.

Së pari, do të ishte më mirë të mësoni se ta njihni kёtё shenjё.

Insekti Akrep pëlqen të lёvizё nё fshehtёsi.

Falё natyrёs sё tij tё mirё-kontrolluar, ai zakonisht e arrin kёtё, por ai arrin tё bёjё edhe disa lёvizje tё shkurtra, tё cilat ia bёjnё mё tё lehtё tё lёvizё i pazbuluar natёn apo ditёn.

Sё pari, shikoni sytë e njё personi tё shenjёs sё Akrepit.

Ata mund të jenë jeshil, blu, kafe apo tё zinj, por kёta sy kanё njё intesitet hipnotizues.

Shumica e njerëzve ndihen të shqetësuar dhe kёputen fizikisht nën vështrimin e qëndrueshёm tё Akrepit.

Ju duhet ta shkёpusni shikimin, qё tё prishni “hipnozёn” dhe tё shikoni diku tjetёr. Ai do t’ju ngulё sytё nё çdo kohё.

Ky është një tipar i pagabueshëm identifikues i personalitetit tё njerёzve qё udhёhiqen nga planeti i Plutonit.

Sytë e Akrepit depёrtojnё thellё tek ty, duke hyrё nё shpirtin tёnd nё mёnyrё tё pamёshirshme.

Sё dyti, dëgjojeni të flasë

Toni mund të jetë si prej kadifeje të butë, i lёmuar, fjalimi i ngadalshëm dhe i matur, por ajo që ai thotë nuk ka ndrojtje brenda.

Akrepi ka njё ego totale.

Ai e di çfarё ёshtё dhe çfarё nuk ёshtё dhe askush dhe asnjё gjё nuk mund ta ndryshojё kёtё.

Fyerjet janё tё papёrfillshme pёr tё dhe komplimentat nuk i bёjnё asnjё pёrshtypje.

Ai ka nevojë për dikё qё t’i tregojё veset dhe virtytet e tij.

Nё rastin mё tё mirё, ai me qetёsi do tё bierë dakord me gjykimin tuaj, nё rastin mё tё keq, do tё dyshojё nё motivet e tua.

Herёn tjetёr kur tё jeni me njё grup kolegёsh apo miqsh, hapni njё bisedё rreth shenjave tё astrologjisё.

Pёrmendi faktin qё, me pak praktikё, ёshtё e lehtё tё dallosh shenjёn e çdo personi.

Kur dikush nga tё pranishmit, ju vёshtron mё njё shikim hipnotizues dhe thotё me besim tё madh:

– ”Ti nuk mund ta dish se çfarё shenje jam unё!” – thuaji i bindur:

– ”Ti je shenja e Akrepit”.

Image result for scorpio sign

Mund tё jetё hera e parё qё ai pёrplas qepallat, por vёshtimi i tij dobёsohet vetёm pёr njё çast, sepse ai do fitojё pёrsёri pamjen e ftohtё qё mbante para se ti vinit nё dukje gjetjen tuaj.

Nёse ju qёllon ndonjёherё tё takoni ndonjё Akrep, qё shmang vёshtrimin ose ul sytё kur ndihet nё siklet, duhet ta shёnoni si njё rast tё rrallё, po aq tё veçantё sa njё specie nё zhdukje.

Ka disa njerёz tё lindur nё nёntor, me influenca tё mёdha planetare, qё rrotullohen rreth kёsaj shenje.

Por ju duhet tё mёsoni pёr Akrepin tipik.

Shumica e njerëzve tё udhёhequr nga Plutoni kanë fizik të fuqishёm.

Tiparet e tyre janë dukshëm të mprehta dhe të tërhequra në mënyrë të qartë dhe hunda është mjaft e dallueshme, ndonjёherё nё formёn e sqepit.

Zakonisht, ngjyra e fytyrёs është mjaft e zbehtë, pothuajse e tejdukshme dhe vetullat janё tё plota dhe zbresin deri te ura e hundës.

Ka njё vitalitet elektrizues nё praninё e Akrepit qё duket qё sё largu.

Sado i qetё qё mundohet tё jetё ai, njё forcё e tillё gjallёruese nuk mund tё fshihet tёrёsisht.

Shumica e Akrepave kanё flokё dhe sy tё errёt.

Qetёsia sipёrfaqёsore e karakterit tё njerёzve qё udhёhiqen nga planet i Plutonit ёshtё krijuar mё kujdes, qё tё fshehё natyrёn e brendshme qё i vlon.

Njё zotërim i tillë i personalitetit duhet të jetë diçka pёr t’u patur zili.

Nuk ka rёndёsi sa i trazuar emocionalisht mund tё jetё; ju rrallё do tё shihni njё Akrep ta reflektojё kёtё nё fytyrёn e tij tё ngrirё.

Këta njerëz me krenari dhe me vetëdije praktikojnë një shprehje boshe nё fytyrё.

Ata i urdhërojnё tiparet e tyre të mbeten të palёvizshme dhe ato binden.

Tё rralla do tё jenё rastet kur mund tё shihni njё Akrep tё skuqur nga turpi apo tё vrenjtur nga mёrzitja.

Buzëqeshjet janë të rralla, por tё vërteta.

Trupi ndjek tё njёjtat urdhëra si fytyra.

Nuk ndodh shpesh qё tё bёj lёvizje tё pakontrolluara apo sjellje nervoze.

Personi i shenjёs sё Akrepit, kurrë nuk do të dridhet nga sikleti ose tё fryhet nga krenaria.

Reagimi është gjithmonë në minimum, sepse arti i Akrepit është të hetojё natyrën dhe motivet tuaja, duke mbetur vetë i padepërtueshëm.

Është e rëndësishme të keni parasysh se është një lloj i veçantë i Akrepit, i cili lëviz dhe flet mjaft shpejt dhe duket sikur ka një natyrё të hapur dhe miqësore.

Shikoni thellë në sytë e tij dhe mendoni disa nga veprimet e fundit qё ka bёrё.

Ai thjesht po luan duke bёrё kёtё bisedё tё gёzueshme.

Brenda, ai është po aq i ashpër dhe i vendosur, siç janё zakonisht njerёzit e udhёhequr nga Plutoni.

Ndoshta ai është edhe një shkallё mё shumё i rrezikshёm, duke qenё se maskimi i tij është më i mirë dhe ai ju bёn pёr budallenj më lehtë.

Jini vigjilentё me tё gjithё Akrepat.

Nuk po them se ata janё tё kёqinj.

Vetёm qё ata nuk janё naivё ose tё butё si natyrё.

Nëse jeni njeri i ndjeshëm, mos kërkoni nga njё person Akrep kёshilla apo opinione, sepse do tё merrni tё vertetёn lakuriq, nё mёnyrё brutale.

Ju e pyesni , ai pёrgjigjet.

Akrepi nuk tё bёn komplimenta fallco, pёr tё fituar pikё apo aleatё.

Kur ai thotë diçka të mirë për ju, vlerёsojeni dhe tё jeni tё sigurt qё ёshtё diçka e sinqertё. Madje ai do tё bёjё gjithçka qё tju ndihmojё, nёse ia kёrkoni kёtё.

Mos besoni gjithçka qё thuhet pёr egoizmin e Akrepave.

Por edhe ata qё kanё qejfmbetje me personat Akrep, tregohen tё kujdesshёm dhe nuk i sfidojnё hapur.

Akrepi tërheq admirues besnikë dhe të përkushtuar ose armiq ziliqar dhe tё ligj.

Mos harroni se planeti i Plutonit udhёheq fuqinë bërthamore.

Edhe njё burrё apo grua nё nivel mesatar qё udhёhiqet nga Plutori, mund tё ballafaqohet trimërisht me dhimbjet fizike, varfërinё apo dёshtimet, me një krenari dhe besim të plotë në aftësinë e brendshme, për të kapërcyer çdo goditje qё i jep jeta.

Akrepi është shumё besnik me miqtë

Image result for scorpion sign

Disa prej tyre e tregojnё kёtё besnikёri nё kuptimin e vёrtetё tё fjalёs, për miqtë, të afërmit apo të dashurit.

Ushtari Akrepi hidhet menjëherë, instinktivisht, drejt plumbave, pёr tё tёrhequr shokun e tij nga fusha e betejёs.

Zjarrfikësi Akrep jep jetën e vet, për të shpëtuar fëmijën në ndërtesën qё po digjet.

Ndonjëherë duket sikur njerëzit e Plutonit, nё mёnyrё tё pandërgjegjshme kërkojnë rrezikun, si një sfidë për fuqinë e tyre.

Akrepi nuk harron kurrë një dhuratë ose një mirësi dhe e shpërblen atё nё mёnyrё bujare.

Nga ana tjetër, ai gjithashtu kujton gjatё një dëmtim ose një padrejtësi, por ka mënyra të ndryshme për tё reaguar.

Akrepi tipik do të rrijё zgjuar netёve derisa tё gjejё mёnyrёn si tё marrё hak.

Ai mund të imitojë njё akrep nate, i cili do të pickojё tё tjerët, madje edhe veten e vet me thumbin vdekjeprurёs vetёm për kënaqësinё e pastër tё pickimit ose ai mund të imitojë rrugën e lavdishme tё shqiponjës sё tij simbolike, e cili ngrihet mbi kufizimeve tokësore dhe përdor forcën dhe mençurinё e saj me drejtësi.

Kёta Akrepё kёnaqen vetёm kur i bёjnё “armiqtё” tё ndjejnё tё njёjtёn gjё qё ndjenë edhe ata.

Panorama shёndetёsore e Akrepave ёshtё tipike për natyrёn e tij.

Ai mund ta shkatёrrojё trupin e tij me teprimet, punёt e vёshtira apo melankolitё.

Akrepat rrallё sёmuren, por kur kjo ndodh, zakonisht ёshtё diçka serioze.

Ata nuk mund tё qёndrojnё pёr njё kohё tё gjatё vetёm dhe natyrisht, ata dinë më shumë se mjeku dhe të gjitha infermieret.

Duhet të shmangin zjarrin, eksplozivët, tymin helmues dhe rrezatimin radioaktiv.

Megjithatë, ju do të gjeni shumë prej tyre qё kërkojnë profesione qё mbartin rreziqe tё kёtyre llojeve.

Akrepi është thellësisht i interesuar pёr fenё, intensivisht kurioz për të gjitha fazat e jetës dhe vdekjes, i apasionuar pas çёshtjeve qё lidhen me seksin dhe i tёrhequr nga dёshira pёr reforma dhe ndryshime.

Megjithatë, ai është gjithashtu i dedikuar nё lidhjet e familjes dhe të dashurisë dhe nё mbrojtje tё fëmijëve dhe njerёzve më të dobët.

Akrepi mund të jetë shenjtor, apo mëkatar

Ai mund të eksperimentojë rreth mistereve më të errëta tё Hadit, ose mund të jetё shumё i ashpёr me blasfeminё dhe mёkatin.

Akrepi ёshtё shumё posesiv pёr atё qё beson se i takon atij, pёrfshirё edhe suksesin, por ambicia e tij nuk eshtё asnjёherё e dukshme.

Ai pret në heshtje mundësinë për të lëvizur përpara, duke e ditur se ai është i kualifikuar për pozicionin sipër tij, jo pёr atё qё aktualisht ёshtё.

Ai e merr kontrollin ngadalë, por me shumë siguri.

Akrepi mund të bëjë pothuajse çdo gjë që ai dëshiron të bëjë.

Nëse ai me të vërtetë e dëshiron atë, nuk do jetё mё njё ёndёrr.

Shumë prej njerëzve mё tё shquar nё botë, nё fushёn e mjekësisё, janë të frymëzuar nga Plutoni për të shëruar si mendjen dhe trupin, pёr tё diagnostikuar dhe trajtuar me njohuri të çuditshme dhe enigmatike.

 

/Marrë nga SuperShëndeti/

SHKARKO APP