Mbi 100 vite duke luajtur në piano

Colette Maze është 103 vjeçe dhe 100 vite të jetës së saj i ka kaluar duke luajtur në piano.

Edhe pse ka lindur në vitin 1915 gishtat e saj janë ende të rinj dhe të shkathët për të luajtur në piano shumë mirë.

Maze jeton në Paris në hijen e Kullës Eiffel. Ajo filloi profesionin e saj që zgjati për një shekull kur ishte rreth 3-vjeçe duke u bërë një legjendë.

“Unë nuk i numëroj vitet. Nuk jam e mirë në matematikë, kështu që ku është problemi? Unë isha 15 vjeçe dhe tani jam shumë më e re,”-shprehet ajo.

Por kush është sekreti i saj?

“Qëndroni të lirë dhe vazhoni të ecni përpara,”-shtoi Maze. “Sigurisht dhe të luajturit në piano është një lloj gjimnastike. Ti duhet të lëvizësh, trupi jot duhet të jetë i zhdërvjellët.”

Ajo sapo ka regjistruar një CD të një nga kompozitorëve të saj më të preferuar Claude Debussy.

/

 

SHKARKO APP