Mbi zhvillimin e tregut financiar në Shqipëri

Një histori e shkurtër e bursës në Tiranë dhe çfarë do të nënkuptonte për zhvillimin në të ardhmen

Nga Aleksander Tase

Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi në një takim me zyrtarë të Bashkimit Europian, se deri në fund të 2018 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të listohej në bursën kombëtare. Nëse kjo do të realizohej, do të ishte kompania e parë e listuar ndonjëherë në bursë. Në këtë ofertë të parë publike në tregun e aksioneve fjala e “parë” do të merrte një kuptim të ri. Ndërsa fundi i vitit po afron me shpresën e rritjes së progresit financiar, duket me vend të shohim pse kjo mundësi zhvillimi nuk ka ardhur më herët dhe si mund të lehtësohet në të ardhmen.

Një mjedis i shëndetshëm financiar është kritik në zhvillimin e biznesit të një vendi dhe ndihmon drejtimin e fondeve atje ku ato mund të jenë sa më produktive. Në Shqipëri sistemi financiar është zhvilluar në mënyrë shumë asimetrike, duke bërë sistemin bankar pothuajse t’a monopolizojë atë. Madje, edhe bonot e thesarit janë një ngjarje shumë e rrallë në vend. Kjo gjendje e pashëndetshme mund t’i atribuohet një mungese besimi të rrënjosur thellë në popull, kundrejt jo vetëm botës së financave, por edhe kulturës së biznesit aktualisht në vend.

Shkëlqimi (pothuajse) dhe rënia e Bursës së Tiranës

Duke ndjekur shembullin e shumë ekonomive të tjera në tranzicion në vitet 90, qeveria shqiptare vendosi të hapë Tregun e këmbimit të aksioneve.  Në 1996 çdo gjë në letër qe gati, zyrat u morën, u emërua dhe një drejtor me një rrogë mujore më se të madhe. Po pritej me krenari vetëm vërshimi i aksioneve të kompanive. Por, pritja u bë e pafundme. Asnjë komapni, asnjëherë, nuk u listua në atë treg, edhe pse drejtori vazhdoi e vazhdoi të marrë rrogën e tij të majme.

Një shtet në trazirë

Që në fillim, dikush mund të argumentojë se një vend kaq i pazhvilluar, në prag të një trazire ekonomike, nuk do të kishte dhe aq çfarë të listonte në tregun finaciar. Por, që në 1994, kishte mjaft kompani të mëdha (të ngjashme me koorporata) të regjistruara në Shqipëri. Ato lulëzuan masivisht dhe ekstremisht shpejt. Pothuajse gjithkush në vend investoi, të paktën diçka, në keto “koorporata informale” dhe pikërisht për këtë, qeveria donte këto kompani të listuara dhe kanalizimin e fondeve drejt xhepave të politikaneve. Këto manovra të sapogjetura në Shqipëri të fitimit kapitalist u mbështetën nga shteti dhe besimi në t’o arriti të ngadhënjente

Ne 1997 gjithçka shpërtheu. Këto “koorporata” ishin në fakt skema Ponzi të kohërave të reja. Dhe ndërkohë që ato ranë njera pas tjetrës, po ashtu ranë dhe qytetarët, dhe qeveria. Vendi hyri në një gjendje pothuaj lufte civile.

1.2 billion dollar humben çka përbënte gjysmën e Prodhimit të brendshëm Bruto të vendit në atë kohë. Dhe kjo tragjedi përkoi me prerjen e shiritit të Tregut të Aksioneve të Tiranës.

Beso te miku

Në muajt që pasuan krizën, dhjetra u vranë, shteti ra dhe ekonomia ngeci. Pa qënë nevoja të përmendet, besimi që është thelbesor për tregun finaciar, vdiq. Madje, edhe sot, kaq vite më pas, një pjesë e madhe e popullsisë nuk beson madje as bankat ndërkombëtare, duke preferuar të mbajë paranë më mirë të sigurt në sirtare, sesa në llogari bankare.

Një tjeter faktor që kontribuon në menyrë të dëmshme në qëndrueshmërinë e tregut financiar është tregu informal. Pjesa më e madhe e bizneseve në vend në një formë ose në një tjetër kanë kryer veprime të pandershmë në bilance apo praktika të tjera. Evasion fiskal, biznese të paregjistruara, manipulime të faturave. Publiku i gjerë, i cili potencialisht mund të jetë një aksioner , është në mënyrë të dhimbshme i ndërgjegjshëm për këtë.

Dhe nën këto rrethana zgjidhja më e mirë që një shqiptar ka është të bashkojë kapitalet me miqtë e ngushtë dhe familjarët, duke shpresuar të fitojnë duke abuzuar edhe ata vetë. Kjo e bën fillimin e një biznesi te ri më të vëeshtirë , ecuria e tij pengohet nga pamundësia pëer t’a transferuar në një moment, në një palë të tretë që e meriton. Në Shqipëri në sytë e njerëzve nuk ka shume dallim mes aksionerëve dhe administratorëve.

Një ringjallje e ditëve të sotme

Bursa e Tiranës  qëndroi e regjistruar si një subjekt ligjor deri në 2015 kur licensa e saj më së fundi u anullua nga Autoriteti Shqiptar i Mbikqyrjes Financiare. Një çapitje 19 vjecare në limbo, pa ndihmë nga cilado anë. Që nga shkurti I 2018 u zëvendësua nga Bursa Shqiptare e Titujve (ALSE). Qëllimi i saj është të fillojë të kultivojë besimin. Për këtë arsye, u vendos se do të mund të tregtonte vetëm aksione qeveritare dëri në nëntor të 2018. Tani momenti i rëndësishëm ka ardhur. Ndërkohë që qeveria premton se do të listojë publikisht Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë brenda muajit që vjen, sektori financiar në Shqipëri ka shansin e parë real të lulezojë.

Boom apo shpërthim?

Nëse ecet në këtë drejtim, me qytetaret që investojnë në OSHEE, do të thotë shumë më tepër zhvillim aq i nevojshëm në një vend ku blackout janë një gjë e zakonshme, por dhe rritje e përgjegjësisë në lidhje me vjedhjen e energjisë. Sapo njerezit ndajnë një interes të përbashkët në investim, abuzimi mbi mundesinë e fitimit nuk mund të tolerohet më gjatë.

Më e rëndësishme, suksesi i Operatorit në tregun e aksioneve do të shpaloste rrugën aq shumë të nevojshme të rrjedhjes së kapitalit. Vendet e zhvilluara në rajon të gjitha kanë një treg aksionesh plotësisht funksional dhe kanë menaxhuar të rrisin përgjegjësinë dhe besimin si rezultat. Përjashtimi i vetëm është Kosova, i cili është në shtet vetëm 10 vjet.

What does this mean for policy? Çfarë do të thotë kjo politikë?

Ndërkohë që momenti i së vërtetës po afron, qeveria nuk ka dhënë informacione më të gjera sesi do të realizohet ky proces. është një zakon i Kryeministrit Edi Rama të rrijë misterioz deri sa ligji të kaloje e të votohet, e më pas t’a njoftojë në Facebook. Listimi i OSHEE-së do te jap nje shembull per listime te ardhshme dhe nuk duhet marrë lehtë. Publiku ka nevojë për sa më shumë transparencë që është e mundur në një manovër aq delikate sa kjo.  Qeveria gjithashtu duhet të ketë kujdes në ndjekjen e planeve të saj për të luftuar sektorin informal. E nëse ato kombinohen me rritjen e suksesshme të bursës së Tiranës, mund të parashikojnë sukses për bizneset shqiptare dhe ekonominë në tërësi.

SHKARKO APP