Mbrëmje letrare “Pushkini flet shqip”
Ambasada e Rusisë në Tiranë, së bashku me ministrinë e Kuturës bën me dije se organizon një mbrëmje letrare të titulluar “Pushkini flet shqip”.
Ky event zhvillohet konkretisht në datën 18 tetor, në orën 18:30 tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Еjani dhe kënaquni me poezitë e zgjedhura të njërit nga poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenj rusë Aleksandër Pushkin”, ftojnë organizuesit e këtij aktiviteti.
Duke bërë gjithashtu me dije se përgjatë tij do të recitojnë nxënesit e gjimnazit “Asim Vokshi” dhe studentët e fakultetit të gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës.
Hyrja do të jetë e lirë dhe falas, edhe në kuadrin e fushatës “Takohemi për një libër”.