Mbresa/Kushtuar edukatorëve dhe mësuesëve në ditën e 7 marsit

Çdo vit ardhja e pranverës që në ditët e para të marsit, me shumë bujari, ngohtësi gjebëron, lulëzon gjithçka, po kaq bujarisht, madje çdo ditë armata e edukatorëve edhe mësuesve gjelbëron dhe lulëzon mendjen e brezit të ri që ju është besuar. Më 7 mars nuk do të mungojë fjala e ngrohtë e mbështetja për punën e tyre të palodhur në përditshmëri. Fëmijët tanë ti edukojmë e të jenë mirënjohës e krenar për arsimimin dhe edukimin e tyre, shërbimi më i madh ndaj familjes, shoqërisë, atdheut.

Dua ti kushtoj disa fjalë stafit të kopshtit publik “Bregu i Lumit”, si shkalla e parë e arsimimit parauniversitar për moshën 3-6 vjeç. Synimi i kopshtit është të sigurojë një arsimim cilësor dhe të barabartë të të gjithë fëmijëve parashkollor, pavarësisht nga gjinia, përkatesia etnike, pozita shoqërore apo dhe ndryshime të tjera. Zbukurimet ne ambientet e kopshtit ndryshojne sipas festave dhe stineve. Duhet gjallëruar e ndryshuar gjithçka, thotë Drejtoresha e kopshtit, Anila Xhaferaj.

Në qendër të veprimtarisë edukative mësimore me metoda efikase dhe të larmishme vendosen fëmijët, për këtë shfrytëzohen të gjitha mundësitë. Kur bisedon me stafin e kopshtit dhe Drejtoreshën, ato njohin më së miri veçoritë psikologjke, përvojën jetësore, mjedisin familjar dhe shoqëror për çdo fëmijë. Ajo është mes fëmijëve në mësim për formimin e koncepteve të ndryshme mbi natyrën, jetën dhe shoqërinë. Ajo ka fjalë të parë kreativitetin, strategjia e saj është përvetësimi efektiv i njohurive, nxitja e mendimit krijues te fëmijët që të jenë aktiv, aktor dhe jo spektator. Një nga parimet e rëndësishme është që fëmijët mësojnë duke luajtur, luajnë për të mësuar.

Në përfundim po përmend dedikimin e merituar të shkrimtarit Ismail Kadare, që me dy vargje të rralla dhe të pashoqe që s’shlyen nga kujtesa: Të urta gjer në dhimbje. Të thjeshta gjer në madhështi. Përmbledh lajmotivin e punës dhe arritjeve të tyre.

Nga: Diana Halilaj, dërguar redaksisë ”Koha Jonë”

SHKARKO APP