Mbretëresha e Spanjës provon gatimet shqiptare (FOTO)

Mbretëresha Sofi e Spanjës, i është bashkuar ceremonisë së gastronomisë shqiptare në Madrid. Ambasadori shqiptar, Ridi Kurtezi ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social në Twitter ku Mbretëresha e Spanjës duket si shikon disa ushqime tradicionale shqiptare. “Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, shkruajti ai. Ndër ushqimet që ishin të ekspozuar përfshiheshin ëmbëlsirat si ballokume, trigona dhe zupa.

SHKARKO APP