Mbretëresha Elizabeth në zi, i thotë lamtumirë Whisper-it

Mbretëresha Elizabeth është në zi. Qeni i preferuar i saj, Whisper, i racës corgi, ka ngordhur në kështjellën e Windsor, pasi u sëmur disa javë më parë.

Qeni ishte 12 vjeç dhe ishte adoptuar nga mbretëresha në 2016-n, pas vdekjes së padronit të tij, Bill Fenwick, ish-mbikqyrësi i gjuetisë së Sandringham.

Sipas “Daily Mail”, pas vdekjes së qenit të mëparshëm Willow, 12-vjeçari Whisper ishte kthyer në të preferuarin e mbretëreshës. “Vitet e fundit, mbretëresha dhe Whisper ishin lidhur aq shumë, saqë qeni e ndiqte edhe nëpër dhoma”. “Sa herë ngordh një corgi, për mbretëreshën është një goditje e rëndë”,- ka thënë një burim pranë Buckingham Palace.

Mesa duket, Mbretëresha është shumë e lidhur me këtë lloj race qensh, gjithsesi për t’i bërë shoqëri, mbeten edhe dy qen: Candy e Vulcan, të cilët janë raca të miksuara nga kryqëzimi i corgi-t me bassotto-n.

 

 

SHKARKO APP