Mbretëresha thyen protokollin, fton nënën e Meghan për Krishtlindje

Meghan Markle do të ketë Krishtlindjet më të lumtura këtë vit në sajë të Mbretëreshës. Sipas Daily Mail, Mbretëresha Elizabeth II ka ftuar personalisht nënën e Dukeshës e Sussex, Doria Ragland, që t’i bashkohet familjes mbretërore për festimet tradicionale të Krishtlindjeve.

Kjo është një shkelje e protokollit pasi familja mbretërore nuk lejon persona të tjerë jashtë familjes që t’i bashkohen këtyre festimeve të veçanta.

5750058 6351467 Image M 30 1541336926443

Megjithëse prindërit e Kate kanë marrë pjesë në disa Krishtlindje me familjen mbretërore më parë, ata kurrë nuk kanë qëndruar në Sandringham. Në vend të kësaj, ata zakonisht qëndrojnë në sallën afër Anmer.

SHKARKO APP