Mbreti i Malajzisë martohet me mbretëreshën e bukurisë ruse

Mbreti 49-vjeçar i Malajzisë është martuar me 25 vjeçaren ruse, ish-mis Moska, fotot e të cilëve u zbuluan në internet.

Nuk ka pasur konfirmim zyrtar të dasmës luksoze në një vend të fshehtë të Moskës.

Muhammedi V i Kelantanit, mbretit të zgjedhur të Malajzisë, u martua me mbretëreshën e bukurisë ruse Oksana Voevodina. Ceremonia e fshehtë thuhet se u zhvillua në Barvikha, një fshat luksoz në Moskë i banuar nga elita ruse.

Fotot dhe një videoklip i shkurtër i ceremonisë janë postuar në Facebook.

Dasma përfshinte traditat myslimane dhe ato ruse, me ushqim hallall, por jo alkool.

Dhëndri musliman mbante veshjen tradicionale malajore, ndërsa nusja kishte veshur një fustan të bardhë. Muhammedi V, ishte i martuar më parë me një anëtare të familjes mbretërore malajziane. Të dy u divorcuan në vitin 2008 dhe në vitin 2016 Muhamedi u bë mbreti i parë në historinë e Malajzisë, duke mbretëruar pa një bashkëshorte.

SHKARKO APP