“Mbreti” i rrjeteve sociale, facebook dominon edhe Shqipërinë

Facebook vazhdon të mbisundojë si rrjeti social më i fuqishëm në të gjithë botën. Sipas statistikave të ”Word Map of Social Wetwork”, facebook mbetet rrjeti social lider në 152 shtete nga 167 që janë analizuar në botë, me mbi 2 miliardë user aktivë në muaj.

Konkurentët e Zuckerberg në Rusi mbeten VK (VKontakte me 97 milionë user aktivë në muaj) Odnoklassniki (pjesë e grupit Mail.ru) dhe QZone në Kinë. Ndërkohë në Iran për shkak të censurës ndaj Facebook prirja është drejt Instagramit.

Raporti ka shënuar me blu vendet ku facebook është ”mbret” dhe pjesë e kësaj është dhe Shqipëria. Ndërkohë Instragram në Shqipëri renditet rrjeti social i dyti më i përdorur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?