Mbreti shkel rregullat e distancimit, kritikohet nga qeveria
Siklet në pallatin mbretëror për gafën e re të mbretit holandez Willem-Alexander në qendër të polemikave për shtrëngimin e duarve me tifozë të ndryshëm të futbollit, duke mos respektuar rregullat e distancës shoqërore që lidhen me koronavirusin.
Për të raportuar episodin, i pesti për sovranin i cili tashmë kishte kryer disa hapa të gabuar gjatë bllokimit në të kaluarën, ishin gazetat lokale që ndoqën sovranin, ndërsa natën e kaluar në Hagë gjatë ndeshjes së kampionatit evropian të futbollit Holland- Austri u dha dorën adhuruesve të ndryshëm.
Pa kravatë, me këmishën paksa të zbërthyer, një shall portokalli rreth qafës, Willem-Alexander nuk respektoi distancën prej 1 metër e gjysmë, ndërsa bisedonte me vendasit. Mbreti u kritikua nga disa anëtarë të qeverisë, si ministri i Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus, i cili theksoi se rregullat zbatohen për të gjithë, përfshirë anëtarët e familjes mbretërore.