Më 31 janar, Hëna e trefishtë

NASA po i kërkon vëzhguesve të qiellit të dalin jashtë më 31 janar për të shikuar atë që agjencia hapësinore po e quan hënën e trefishtë.

Bëhet fjalë për një kombinim të rrallë të hënës blu, hëna e dytë e plotë në një muaj kalendarik, superhënës, një hënë e plotë kur ndodhet në pikën më të afërt të orbitës së saj eliptike përreth tokës, dhe një eklipsi të plotë të hënës, apo “Blood Moon”, në të cilin hija e tokës mbi sipërfaqen e hënës i jep asaj një ngjyrim të kuq, të përgjakur.

Për ata që jetojnë në Amerikën e Veriut, Alaskë apo Hauai, eklipsi do të jetë i dukshëm përpara lindjes së diellit më 31 janar ndërsa për ata që jetojnë në lindjen e mesme, Azi, Rusinë lindore, Australi dhe Zelandën e Re, super-blu-blood moon mund të shihet para mëngjesit më 31 janar.

Eklipsi i hënës ndodh deri në tre herë në një vit, superhëna një herë në 14 muaj dhe hëna blu rreth një herë në çdo 2.7 vjet. NASA thotë se ky fenomen i hënës së trefishtë, do të jetë i pari në 35 vjet dhe nuk do të përsëritet të paktën deri në 2037.

SHKARKO APP