Me bikini mbi parlamentin britanik, kjo pamje e kryebashkiakut të Londrës po bën xhiron e botës

Një tullumbace gjigande që tregon kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, është ngritur në ajër mbi Sheshin e Parlamentit në Westminster, në një përpjekje të aktivistëve për të nxjerrë në pah rritjen e krimit të dhunshëm në kryeqytetin britanik.

Kundërshtarë të kryebashkiakut laburist të Londrës, ngritën sot pranë Parlamentit britanik tullumbacin gjigant me pamjen e tij dhe të veshur me bikini, si përgjigje ndaj “Trump-it bebe” gjigant që fluturoi në të njëjtin vend në korrik.

Ky veprim u iniciua nga Yanny Bruere, që konsiderohet si një mbështetës i lirisë së shprehjes.
“Të bëjmë një ‘Khan bebe’ dhe të shohim nëse liria e shprehjes aplikohet për të gjithë”, shkruan Yanny Bruere në një faqe në internet që mbledh fonde, duke grumbulluar rreth 60 000 sterlina (67 000 euro) për projektin e tij.

Me këtë ai shpreh mosmarrëveshjen me politikën e kryebashkiakut të Londrës dhe dënon një rritje të kriminalitetit në kryeqytetin britanik.

Ndërsa rrobat e banjës i referohen ndalimit në vitin 2016 të një reklame për produkte dobësimi të vendosur në transportet londineze.

E gjykuar si seksiste, kjo reklamë shfaqte një modele me një trup të hollë dhe të veshur me bikini të verdha ku thuhej “A është gati për plazh trupi juaj?”.

Manifestimi i sotëm u autorizua dhe kryebashkiaku i Londrës deklaroi në televizionin “ITV London”: “nëse njerëzit duan të kalojnë të shtunën duke më parë me bikini të verdha, ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë, ndonëse nuk mendoj se e verdha më shkon”.

SHKARKO APP