“Me çfarë lekësh një zyrtar i bashkisë mund të blejë një makinë luksoze?”

Gazetari i Ora News, Elio Laze hedh dyshime mbi pasurinë e zyrtarit të Bashkisë Tiranë, administratorit të Njësisë Pezë, Besmir Kola. Në një postim në Facebook, Laze publikon një foto të makinës së zyrtarit dhe pyet sesi një punonjës i administrues justifikon një makinë të tillë.

Postimi i plotë i gazetarit Elio Laze: “Besmir Kola i Pezës. Nga dogana, ne Peze dhe nje ML ne mes. Ky është automjeti i Besit te Pezes. Administratorit të emëruar nga Erion Veliaj. Është një Mercedes ML i viteve te fundit që kushton disa mijëra euro të bollshme. Ky zotëri përpara se të ishte i emëruari i Lalit në Pezë ka qënë në doganë. Ne fillim ne Rinas e pas disa muajsh pa asnjë konkurs u emërua ne sektorin e verifikimit doganor.

Zotëria është e udhës qe te sqaroje fillimisht se me çfarë parash u ble ky Mercedes, pasi me rrogën e administratorit s’na e pranon logjika. Kaq si fillim sa për ta vene trurin në punë. Për të tjerat do këtë në dispozicion ekranin e Ora News për tu përgjigjur”.

Shënim i redaksisë: Gazeta “Koha Jonë” është e hapur të pasqyrojë dhe reagimin e Besmir Kolës lidhur me dyshimet që ngre gazetari Elio Laze.

SHKARKO APP