“Më kapën tri shtojzovalle”, shkrimtari shqiptar e thotë troç: E kam tradhëtuar gruan

Shkrimtari i njohur, Edmond Tupja i ftuar në emisionin “Casa de los tres”, në “Ora News”, ka deklaruar se e ka tradhëtuar gruan. Tupja tregoi sesi tre shtojzovalle e kapën me detyrim.

“Fatkeqësisht ose fatmirësisht e kam tradhtuar por nuk kisha çfarë të bëja më kapën tri shtojzovalle, tri vajza të bukura dhe më për.dhu.nuan”, tregoi Tupja.

Shkrimtari shtoi se një rast i tillë nuk quhet tradhëti sepse sipas tij tradhëtia e vërtet është shmangia.

“Kujdes nuk quhet tradhti. Tradhtia është fjalë shumë e rëndë. Do quaja tradhti ndaj të dashurës ose të dashurit një shmangie. Tradhtia e vërtetë është kur e braktis njëherë e përgjithmonë. Nëse dikush ka një lajthitje qoftë momentale, fizike apo shpirtërore me dikë nuk është”, u shpreh Tupja.

“Një franceze, shoqja e shoqes sime, kur isha student thoshte kur unë shoh që ai i vjen vërdallë një femre nuk e prish gjakun, se e di që do kthehet prapë. Por kur shoh një femër që i vjen vërdallë tim shoqi atëherë bëhem bishë thoshte”, tregoi shkrimtari.

RTV Ora - Edmond Tupja rrëfen: E kam tradhtuar gruan, më rrethuan tri shtojzovalle dhe …

SHKARKO APP