Me këto produkte, po harxhoni lekët kot!

Nëse përdorni rregullisht një krem dite, tonik, apo scrub për fytyrën, e keni pyetur ndonjëherë veten nëse fytyra juaj ka nevojë vërtetë për këto produkte? Duket se njerëzit harxhojnë miliona lekë në vit vetëm për të blerë produkte që në fakt nuk i duhen aspak.  Sepse në fund të ditës as nuk minimizojnë poret dhe as na zhdukin aknet.

Cilat janë këto?!

1. Maskat e fytyrës

Maskat e fytyrës janë shembulli i produktit të bukurisë që të bën të ndihesh mirë, por diçka si kjo është absolutisht e panevojshme. Nëse e shihni që fytyra juaj ka nevojë për të bërë një maskë, do të thotë që diçka nuk shkon me rutinën tuaj ditore.

2. Kremrat e syve

Kremi i syve njihet sikur bën mrekullira për zonën më të ndjeshme, atë të pjesës së poshtëme të syve. E vërteta është se nuk bëjnë asnjë punë! Edhe sikur të shihni ndonjë rezultat, është vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.

3. Scrubi

Kur bëni scrub, mendoni se po kujdeseni për fytyrën tuaj, por në fakt po e dëmtoni atë.  Kur përdorni scrub, hiqni atë shtresë që mbron lëkurën ndaj papastërtive të mjedisit të jashtëm.

4. Rimel kundër ujit

Një rimel i tillë duket sikur zgjat përgjithmonë, por a e dini sa dëm ju bëni qerpikëve tuaj? Dylli dhe silikoni që ky lloj rimeli mban, bëjnë që qerpikët tuaj të bien pa e kuptuar.

5. Kremi kundër strijave

Strijat janë një lloj shenjë që zhvillohet fillimisht nga brenda në jashtë trupit. Pra, diçka e tillë si kremi nuk do të funksionojë për t’i hequr ato.

SHKARKO APP