Me orë të tëra para Infektivit, familjarët: S’po u japin shërbim, na ndihmoni o Zot!
Për orë të tëra, nënë e bijë, presin përpara spitalit infektiv për të mësuar më shumë për gjendjen shëndetësore të njeriut të tyre të dashur. Vajza kërkon të flas me të atin e t’i shërbej me sa të mundet, por bisedat me të dhe informacioni nga stafi janë të pakta.
Nga kangjellat e spitalit infektiv, çdo ditë, qytetarë të shqetësuar shpresojnë të marrin informacion për gjendjen e të afërmve të shtruar me Covid.
Kjo zonjë ka ardhur nga Italia për tu interesuar për të atin, por askush nuk i përgjigjet…
Nga brenda infektivit, i vjen një telefonat. Ajo shpërthen në lot kur dëgjon zërin e të atit.
“Kemi ardhur këtu për ty. Na ndihmoni o zot.”
Mes lotësh, e bija tregon bisedën me të. E pafuqishme për të bërë diçka vet, ajo kërkon ndihmë.
“Po vdes thotë dhe nuk e kanë kapur me dorë. I kam lënë fëmijët e vegjël vetëm, për të ardhur këtu.”
Duke mos e fshehur shqetësimin, bashkëshortja e pacientit pretendon se mjekët i vonojnë shërbimin.
“Do shkoj, do shkoj, por duhet të më thotë kam shkuar dhe ka këtë gjë burri.”
Kjo është dita e dytë që nën e bijë qëndrojnë me orë të gjata pran këtij spitali. Nuk pranojnë tu largohen kangjellave, pasi u duket sikur janë më afër me njeriun e zemrës. / Ora News