“Me prerje 500 euroshe e kokainë”, policia kap mat shqiptarin

”Me prerje 500 euroshe dhe kokainë”, është torta që çon në burg shqiptarin. Kjo tortë tërhoqi vëmendjen e policisë italiane, kur e pikasi në frigoriferin e një pasticerie në Teramo të Italisë.

Në sipërfaqe torta ishte mbuluar me çokollatë ndërsa në anë kishte një kartëmonedhë e bërë në formën e tubit dhe pluhur i bardhë, që përdoret për të thithur kokainë.

Po kështu në shqip ishte një dedikim: “Edhe 100 Biphe”. Mediat italiane shkruajnë se torta i dedikohej një shqiptari që ishte në arrest shtëpie dhe që policia i bëri surprizë gjatë kohës që ai po festonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj shqiptarit kanë nisur hetimet pasi ai ka dhunuar masën e sigurisë “arrest shtëpi” dhe gjatë festës ka qenë në prani dhe të pjesëtarëve që nuk ishin anëtar të familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?