Më shumë kërkesa për okulistin, izolimi dhe qëndrimi para pajisjeve teknologjike ndikon negativisht te sytë

Vizitat te mjeku okulist janë shtuar ndjeshëm dy javët e fundit, shkak është bërë qëndrimi për një kohët të gjatë para pajisjeve teknologjike gjatë periudhës së izolimit.  Mjekët okulistë japin disa këshilla për këtë situatë, ndërsa pohojnë se kanë pasur edhe rastet të dyshuara me Covid që i kanë ronavirus të cilëve u janë dëmtuar sytë.

Në dy javët e fundit numri i vizitave te shërbimi publik i okulistëve  ka pasur një rritje të madhe dhe kjo kërkesë jo vetëm për pacientët kronikë, por edhe për ata që kjo periudhë e të qëndruarit në izolim i ka dëmtuar për shkak të qëndrimit para elektronikës.

“Ka pasur shumë të rinj javën e kaluar edhe fëmijë. Një pjesë e mirë e këtyre kishin simptoma të lodhjes nga pajisjet dixhitale”

Specialistët e okulistikës përmendin dy nga shenjat që tregojnë se qëndrimi për një kohë të gjatë para aparateve elektronike kanë dëmtuar sytë.

Sado i shëndetshëm të jesh, nëse ri para një celulari do të kesh  pasojat e sindromit të syrit të thatë. Lodhja me pajisjet dixhitale i rrit shumë gjasat që ato të formojnë një numër syzesh. “

Por si mund ta evitojmë? Çlodhja e syve çdo 20 minuta është një nga këshillat.

“Çdo 20 minuta rekomandohet që të shkëputesh nga ekrani dixhital dhe mundësish të shikosh larg. Rekomandohen lot artificial, i një cilësie të lartë. Duhet verifikuar nëse qëndrimi i gjatë në pajisje dixhitale ka dhënë apo jo një efekt negativ sa i përket nevojës për syze”

Gjatë vizitave mjekët vënë re edhe irritime jo të zakonshme që mund të jenë raste të dyshuara për covid 19.

“Është një lloj irritimi pak i veçantë”

Covid 19 mund të merret edhe nëpërmjet syve ndaj edhe mjekët që qëndrojnë në rreshtin e parë mes të tjerash përdorin edhe syze mbrojtëse.

Më shumë kërkesa për okulistin, qendrimi para paisjeve tenologjike ndikon negativisht tek sytë

/Ora News

SHKARKO APP