Më të lumtur se kurrë, Erion Veliaj poston foton e ëmbël familjare
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tashmë prej një viti është bërë baba i një djali, Kajan.
Ndonëse që prej ardhjes së tij në jetë, bashkë me të shoqen, Ajolën, ata janë treguar shumë të kujdesshëm, duke mos i bërë publike fytyrën e plotë, së fundmi Veliaj ka postuar një foto mjaft të ëmbël familjare.
Ata shfaqen të qeshur dhe më të lumtur se kurrë, ndërsa Ajola mban në duar Kajan, duke na e prezantuar vogëlushin pak më shumë se në fotot ë mëparshme.