Me topuzë ç’drejtësie të vjetër nuk bëhet drejtësi e re
Nga Ilir Demalia –
Mero Baze prodhim i kujt është?
Dje Portali Tema, kishte një shkrim me titull, “Ylli Ndroqi është më pak fajtor prej secili prej shokëve te tij politikanë, në këtë histori”.
Sëpari me gjykimin e Ylli Ndroqit, le të merret drejtësia, në qoftë se do të kemi drejtësi?!! Fillimi le shumë për të deshiruar si fillim i dukshëm selektiv dhe politik nga njerëz qe e kanë përdorur drejtësinë në funksion te klaneve politike në pushtet dhe krimit te lidhur me pushtetin, duke u pasuruar në abuzimin që i lejonte pushteti për shërbimin.
Në qofte se do të kemi drejtësi duhet të hetohet edhe Tema e Mero Bazes, nga i ka të ardhurat dhe kush ja jep, si ja jep financimet? Gojët e liga thonë se i ka në 40 mijë Euro në muaj financimet.
Mero Baze, nuk dihet se si në fillimet e 90′ i ardhur nga Tepelena student në Gjeologji Miniera, gjindet si gazetar i “Alternativës” se Partisë Social Demokrate të Gjinushit.
Më pas kalon si gazetar i Rilindjes së Kosovës.
Më pas, si dhe qysh… fillon korespondent i VOA në Albanian Service si korespondent nga Tirana. Në të njëjtën kohë në kundërshtim me kontratën dhe politikën e VOA, shkruante me pseudonim artikuj pro qeverisë Berisha në gazetën Albania të Berishës.
Më pas me informacionet dërguar VOA për gazetarin Mero Baze, nga Charls Walsh, njeriu CIA në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Mero Bazen e largojnë nga VOA.
Prej vitit 1992 e deri në 2005 kur ju prishën pazaret me Berishën, ka qenë njeriu më i afërt i Berishës sa që hynte në zyrën e tij pa i marre leje kujtë. Ai quhej atë kohë djali madh i Berishës, i cili kishte ndikim te madh në të gjitha prapaskenat dhe vendimet e tij. Ishte më i rëndësishëm se vetë ministrat dhe vetë shefi SHIK-ut Bashkim Gazidede. Dhe jo vetëm, por ministrat dhe Gazidede rrinin si pula para djalit të madh të Saliut.
Mero bënte dhe listat për deputetë dhe modeli listave ishte para 2008 në Partinë Demokratike. Ato i dinin vetëm Saliu dhe Mero deri min e fundit.
Më rënien e skemave piramidale dhe rënien e Berishës dhe ardhjen në fuqi të socialistëve me Fatos Nanon, në vitin 1997 Mero Baze, shkruan librin “Realitete Shqiptaro Amerikane” që me humor nga gazetarët e Tiranës quhej “Rreziku Anglo-Amerikan” i Enver Hoxhës. Mero nuk e përmend më këtë libër, por sigurisht, Ambasada Amerikane e ka më librarinë e saj dhe Ambasadorja Yuri Kim, mund ti hedhë ndonjë sy për të kuptuar realitet shqiptare.
Po ky Mero Baze, do ti nxirrte më vonë Edi Ramës, faksimilet e ndarjes me bashkëshorten Matilda Makoçi, ku Edvin Rama, mohonte atësinë dhe ja ngarkonte atë Kristaq Ramës.
Më vonë Rama, do ta përsëriste disa herë duke ju drejtuar Berishës dhe demokratëve për këtë përbindëshmiri, dhe me të drejtë, se Sali Berisha, me demoratët me autor Mero Bazen, ma kanë shkatërruar dhe tmerruar djalin, sa që futej poshtë krevatit kur hyja në shtëpi. Personalisht kam shkruar shkrim në atë kohë kundër këtij pislliku të paparecedent. Sot Rama-Baze janë miq dhe bashkëpunojnë dhe Rama e ndihmon dhe financiarisht me qeverinë e tij. Ish miku armikut të Ramës, është sot miku Ramës dhe armiku i ish-mikut.
Ajo çka SPAK duhet të hetojë ke Mero:
Si bëri pastrim paraje me Beson e Tajvanit që ja shiti gazetën Tema për 500 mij Euro dhe ja bleu pas 3 muajsh për 50 mij Euro?
Kush janë lidhjet e Temës së Meros, me Sandër Josifin këshilltarin e ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka?
Kush janë lidhjet e Sandër Josifit me Olsi Ramën në skandalin e paradokohëshëm me kompanitë piramidale si pastrim parash ruso-ukrainase?
Çfarë roli luan nëna e Sandër Josit, Pranvera (Josifi) Strakoshka si kryetare e Shërbimit Civil sot pranë qeverisë Rama? Ish zv/kryetare e Gjykatës Tiranës, ish anëtare e KLD-së.
Kush janë lidhjet e Mero Bazes me Erion Veliaj dhe a ka konflikt interesi punësimi i djalit të Meros në Bashkinë e Veliajt?
Mund të vazhdohet pafund me bëmat e Meros, por sa e ndjen veten Mero fajtor si prodhim i kësal politike 30 vjeçare dhe në funksion të bandave politike në fuqi?
Barazia para ligjit është themeli i drejtësisë në shtetin e së drejtës.