Media italiane: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushimet e shtatorit

Faqja italiane në internet “Easy Viaggio” që i dedikohet udhëtimeve rendit Shqipërinë në pesë destinacionet më të mira për atë grup turistësh që preferojnë të kalojnë pushimet në shtator duke e barazuar me ishujt Kanarie, me Sicilinë, Greqinë dhe Egjiptin.

“Deti i pashembullt i Shqipërisë”, është përkufizimi që përdor “Easy Viaggio”, raporton ata.

Gjithnjë e më lartë në klasifikimet e destinacioneve që zgjidhen për të kaluar pushimet, Shqipëria po bëhet shumë shpejt një “Kroaci” e re, falë qytezave të saj të pasura me histori dhe gati 500 kilometra vijë bregdetare që e bëjnë një destinacion bregdetar shumë të pëlqyer. Mbi të gjitha në shtator, kur nuk ka shumë pushues dhe klima mesdhetare bëhet më e butë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ata që duan krejtësisht detin për vete më mirë të zbresin në jug të vendit, ku plazhet e Dhërmiut, Drimadhesit, Palasës dhe Gjipesë janë disa prej bukurive natyrore  që ende nuk janë shënjestruar nga turizmi masiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, nëse preferoni pak më shumë jetë nate, Saranda është vendi i duhur, e mbushur me bare, klube dhe diskoteka. Ajo ndodhet pranë Ksamilit, një zonë bregdetare e mrekullueshme me plazhe njësoj si ato të Greqisë, që frekuentohet shumë nga italianët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?