Mediat e huaja jehonë Durrësit

ANSA publikuan një video me pamje nga bregdeti shqiptar, ku qytetarët dhe turistët kanë filluar plazhin, pas daljes nga izolimi për shkak të pandemisë Covid-19, edhe gjiganti europian i informacionit, EURONEWS, përzgjodhi plazhin e Durrësit për rubrikën e tij ”Kjo javë në foto”.

Kjo foto mbresëlënëse nga bregdeti i Durrësit fton turistët të frekuentojnë plazhet shqiptare. Numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka pasur vitet e fundit një rritje të konsiderueshme.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme nga veriu në jug si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Himara dhe Saranda.

 

SHKARKO APP