Mediat italiane: Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza do të shpallet shenjtore nga Vatikani
Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza do të shpallet shenjtore nga Vatikani.
Kjo është ngjarja e parë e madhe e vitit të shenjtë, e dyta do të jetë ceremonia për eshtrat e At Pios, që do të dërgohen në Romë, por data e saktë nuk dihet.
Sipas mediave italiane, që kanë raportuar lajmin, dy eventet botërore do të mbledhin miliona pelegrinë në Romë. Lajmi u dha nga monsinjor Fisichella, i cili njoftoi autoritet iataline për të garantuar sigurinë e dy ngjarjeve botërore.