Meghan Markle shet shtëpinë në Toronto

Gruaja e ardhshme e Princit Harry ka ndryshuar jetën e saj dhe ka vendosur të shesë shtëpinë në Toronto.

Duket se tani që është zyrtarisht e fejuara e Princit Harry, ajo është përgatitur për një jetë të gjatë dhe të lumtur në Angli, sepse shumë gjëra në jetën e saj po ndryshojnë.

Ajo i dha lamtumirën serialit ‘Suits’, i cili e bëri atë të famshme si aktore, periudhë kur edhe bleu shtëpinë në Toronto, vetëm që të ishte afër xhirimeve.

Shtëpia, e cila shitet për rreth 1.4 milion dollarë, është një vilë e stilit klasik të qytetit, me dy kate, një bodrum të madh, tre dhoma gjumi, dy banjo, një dhomë ndenjeje, kuzhinë e hapur, oborr tipik spanjoll me kopsht dhe oborr të mbuluar nga një bimësi e harlisur.

Shtëpia as që krahasohet me rezidencat luksoze në të cilat do të zhvendoset së afërmi për t’u bërë pjesë e familjes mbretërore, gjithsesi Meghan ka një lidhje sentimentale me vendin ku jetoi një kohë të gjatë.

Brenda këtyre mureve, ajo dhe princi Harry kanë jetuar larg tabloidëve britanikë gjatë muajve të fundit, pak para shpalljes së lidhjes së tyre.

Interiori i shtëpisë është minimalist, duke kombinuar hapësirat e pastra të bardha me të zezën, dhe një hije gri.

Kujdes i veçantë i është dhënë zgjedhjes së pëlhurave dhe orendive deri në detajet më të vogla, duke krijuar një mjedis të rafinuar, elegant, jo formal dhe aspak pompoz.

E njëjta gjë shihet edhe në pamjet e dhomës së ndenjes së shtëpisë së Harry në Londër në Kensington Palace ku çifti dha ??intervistën e tyre të parë zyrtare.

SHKARKO APP