Memoriali Erdoganit/ Të rinjtë protestë pranë objektit: U ngopëm me turqit. Jemi ende nën pushtimin e tyre (FOTO)

Ngritja e memorialit për qytetarët turq të rënë gjatë grushtit të shtetit ndaj Erdoganit, në Parkun e Liqenit, ka shkaktuar shumë debate, pasi të shumtë kanë qenë zërat, të cilët e kanë kundërshtuar këtë object, duke e quajtur tradhëti dhe cënim të integritetit kombëtar.

Ndërkohë që vijon një heshtje nga figurat kryesore politike të vendit, një grup të rinjsh kanë shkuar sot përpara monumentin dhe si shenjë revolte kundër tij kanë ngjitur një tabelë me fjalët: ‘Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve. I përket pushtuesve tanë. Bërë në datë 11/ 08/ 2019. Paqësisht në vend demokratik’.

Të rinjtë shprehen për  se ndihen në pushtimin modern të turqve dhe se kjo për ta është e tepërt.

‘Jemi të ngopur me turqit. Jemi në pushtimin modern të tyre, përveç investimeve strategjike, uniformave të policisë dhe ambulancës të falura nga Turqia (dhe të njëjta me to) të cilat na identifikojnë si të tillë, çdo kanal me telenovela turke (duke ngulitur turqishten në trurin e çdo shqiptari), xhaminë mu në derën e parlamentit (duke u prezantuar si shtet fetar) kjo ishte e tepërt’, thonë të rinjtë.

Kujtojmë se ceremonia për memorialin e ngritur në respekt të viktimave për grushtin e dështuar të shtetit ndaj Erdoganit, u mbajt pa pranine e medias nga ambasada turke dhe nënkryetari i Bashkisë tek Parku i Liqenit artificial, ndërsa ende nuk dihet arsyeja apo çfarë lidhje ka ky objekt me Shqipërinë.

SHKARKO APP