Mendonte se i biri ishte i pushtuar nga djalli

Një grua holandeze-marokene është arrestuar nën akuzën e abuzimit të fëmijëve në Hollandë, pasi vuri duart e djalit 9-vjeçar në një mikrovalë të ngrohtë me idenë se mund të largonte shpirtrat e këqinj. Gjithashtu, gruaja, 39 vjeë i mbushi veshët me pambuk, duke i dëmtuar dëgjimin. Një senacë paraprake do mbahet në Roermond, pasi avokati thotë se nuk mund të fajësohet, sepse mendohet se ka bërë më të mirën për djalin. “Abuzimi do të thotë që po lëndon dikë me qëllim, por nuk është ky rast”, tha Anis Boumanjal për gazetën Volkskrant. Sipas BBC, një studim i organizatës holandeze për shëndetin mendor zbuloi se 60-80% e myslimanëve në Hollandë mendojnë se problemet shkaktohen nga “djalli”. Pavarësisht kësaj, mendohet se ky është rasti i parë i këtij lloji në Hollandë.

SHKARKO APP