Mentor Kikia: Tërmeti paska qenë lule!

Nga Mentor Kikia  –

Takova një koleg sot, që ka patur plot telashe në jetën private. E pyeta se si po e përjetonte këtë punën e Elvana Gjatës dhe më tha se ishte shumë i trishtuar.

“Kam kaluar shumë probleme këtë vit, por këtë nuk e mbajta dot. Nuk e di si do të zgjidhet kjo punë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë shpresoja që me këtë çështje të merrej SPAK-u.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por një prokuror, që e njoh, më tha se edhe ata janë gjendur para një të papriture. Ligji i ri për drejtësinë nuk e kishte parashikuar një rast të tillë.

Me thanë se nëse ndërhyn OSBE-ja, mund të bëhet një amendim i shpejtë dhe ata mund të merren edhe me çështje të tallavave.

Madje mund të sanksionohet edhe sa herë duhet ti ndërrojë fustanet prezantuesja. Çështë ky kaos, hyn e del Alketa, një fustan për dy këngë.

Por shpresat janë tek një protestë që po përgatitet, e cila mund të çojë deri në përmirësimin e kuadrit ligjor.

Boll halle të tjera kanë shqiptarët, por edhe Elvanën kishin mangut këtë fund viti.

Tërmeti paska qenë lule!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?