Mënyra si e mban çantën, tregon çfarë tipi je

Një test  psikologjik mund të zbulojë shumë karakteristika mbi personalitetin tënd, të cilat janë të fshehura në subkoshiencë. Në këtë test, përmes skicave, mund të mësosh më shumë për veten.

Si e mban çantën?

1. Prapa

Personat që preferojnë të mbajnë çantë me dy rripa, e ngjashme me atë të shkollës, janë njerëz mendje hapur. Janë gjithnjë me të renë. Gjithashtu janë edhe të kujdesshëm: në këtë lloj çante mund të mbash gjithçka duke filluar nga furça e dhëmbëve tek paratë.

Ato mbajnë gjithçka që ke nevojë për të udhëtuar, sepse nuk dihet kurrë se kur del aventura e radhës.

2. Në dorë

Ato që preferojnë të mbajnë çantën në dorë, janë njerëz që kanë nevojë të kenë gjithçka nën kontroll. Atyre u pëlqen të jenë në brendësi të gjithçkaje që ndodh, por janë edhe të sinqertë dhe e thonë gjithmonë atë që mendojnë. Mund t’i kërkoni këtyre njerëzve mendimin e tyre për ju, kështu do zbuloni më shumë për veten. Kanë si karakteristikë të mbrojnë miqtë.

3. Në njërin krahë

Janë persona që dashurojnë leximin. Çanta në këtë pozicion e bën më të lehtë marrjen e librit kudo që të jesh, si në qytet apo edhe brenda një autobuzi të mbushur plot. Janë persona me shumë takt dhe mund të të thontë të vërtetën pa ofenduar. Janë të shpejtë dhe instiktivë.

4. Diagonal me trupin

Të mbash çantën në këtë mënyrë, do pengojë këdo që do të të vjedhë. Janë persona shumë të kujdesshëm dhe mbajnë gjithnjë gjëra të rëndësishme me vete. Nuk shpenzojnë shumë për veten, por edhe kështu, ngjajnë më të pasur se ç’janë në të vërtetë. Janë shumë bujarë dhe e kanë për kënaqësi të ndajnë gjithçka me të tjerët.

5. Para vetes

Këta njerëz kanë një vizion unik për jetën dhe e mbajnë çantën në këtë mënyrë sepse preferojnë të kenë duar të lira për të folur dhe për t’u shprehur më mirë. Bisedat me këtë kategori njerëzish, janë shumë interesante. Janë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm gjithmonë.

SHKARKO APP