Mënyrat më të mira për t’u treguar punonjësve tuaj që i vlerësoni

Pavarësisht se çfarë pune bëjnë njerëzit për të jetuar, dhe pa marrë parasysh titullin ose pagën e tyre, të gjithë duan të ndjehen të vlerësuar për performancën e tyre nga punëdhënësit. Më poshtë ju vijmë në ndihmë me disa mënyra se si t’ju tregoni punonjësve sa vlejnë ata për ju dhe sa të rëndësishëm janë për mbarëvajtjen e kompanisë.

Përpiquni të jeni fleksibël me oraret e punës.

Jo vetëm në periudhën e pushimeve, por dhe përgjatë gjithë vitit kur ndonjëri prej punonjësve tuaj mund të ketë nevojë për leje. Kjo nënkupton, një marrëdhënie të shëndoshë mes ju dhe ekipit tuaj të punës.

Lini pusulla motivuese ose falënderuese

Pusullat janë njëlloj të vlefshme dhe motivuese si në rastet e festave ose ditëlindjeve po ashtu dhe në një ditë të zakonshme ose në momentin kur ju keni kaluar një periudhë të ngarkuar në punë. Nëse keni përfunduar një projekt të madh, për të cilën punonjësit tuaj kanë punuar me orare të zgjatura dhe janë impenjuar masivisht, mund t’i lini atyre në tavolinën e punës një pusullë falenderimi duke i shprehur mirënjohjen tuaj për gjithë performancën e tyre.

Bëni dhurata të vogla

Shpërblimi monetar, është padiskutim një element tjetër mjaft motivues për secilin punëtor të çdo lloj kompanie. Dhe nisur nga kjo, duhet të keni parasysh se shpërblimet nuk jepen vetëm në fundvit por në çdo moment që ju e shihni se punonjësit tuaj kanë nevojë për motivim.

Në rast, se ju mungon buxheti, për të dhënë shpërblime monetare për secilin prej tyre, atëherë përpiquni që të shfrytëzoni sa më mirë buxhetin që keni në dispozicion duke ju bërë atyre dhurata të vogla simbolike, dhe duke ju treguar se ju keni menduar për ta. Madje, në këtë formë do dilnit jashtë kornizave të zakonshme të eprorëve, dhe do e surprizonit ekipin tuaj të punës akoma dhe më shumë.

 SCAN

SHKARKO APP