Mercedes G-Class do të kthehet në makinë që mbushet me elekticitet
Nga një prej shpenzuesve më të mëdhenj, kthehet në makinë që nuk lëshon aspak gazra.
Makinat nga linja Mercedes G-Class nuk janë shpenzues të vegjël, pasi si G500 dhe G63, shpenzojnë nga një galon për vetëm 22 kilometra.
Kjo do të ndryshojë në të ardhmen, pasi shefi i transformimit dixhital në Daimler, Sascha Pallenberg, shkroi në Twitter vendimin e rëndësishëm të bërë nga shefi i tij, drejtoi i përgjithshëm në Daimler, Ola Kallenius.
Për të thënë më shkurt, Mercedes G-Class do të kthehet në makinë që mbushet me rrymë, shumë ekonomike dhe të mos ndotë ambientin.
Njoftimi befasues u bë në Automobilwoche Kongress në Berlin, zyrtari lart në Daimler kishte pak më shumë për të thënë në lidhje me këtë SUV që ka përmasa katrore.
Suedezi 50-vjeçar pranoi se Mercedes kishte diskutime në të kaluarën, në lidhje me heqjen e mundshme të G-Class, por ai ka mendim krejtësisht të kundërt, duke argumentuar se është makina e fundit që ylli me tre cepa duhet të eliminojë. Modeli G-Class është ndër më të shtrenjtit që ka Mercedes, ndërsa dihet se versioni i ri do të jetë edhe më i shtrenjtë.
Ka mundësi të shitet nën shenjën “EQ” sikur crossoveri EQC dhe makina të tjera me emetim zero, që ky prodhues gjerman po i përgatitë për dekadën e ardhshme. Versioni ri i kësaj makine do të shërbejë si një EQS, që është makina me rrymë, e ngjashme me S-Class, që është parë derisa ishte në fazën e testimit.
Deri më tani, ekziston një Mercedes G-Class, që është modifikuar nga kompania Kreisel në Austri. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, kjo makinë e zë për 5.6 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 183 kilometra në orë.