Meri parashikon pasion… por ka një këshillë për këtë shenjë: Kujdes, ose shkatërroheni ekonomikisht!

*Parashikimi Astrologjik dt 19 Janar, nga astrologjia Meri Shehu

Pëshpërimë pasioni dhe pasionesh. Ditë e Afërditës sot, e Premte dhe Plutoni takon Hënën e zezë e cila bën lidhje pozitive me Jupiterin në Akrep.

Tre faktorë do nënshkruajnë zhvillimin dhe magnetizmin megjithëse edhe ky nuk shprehet hapur. Plutoni me Hënën e zezë në Bricjap ngjan me një pëshpërimë pasioni dhe fshihet pas proces verbaleve të ikonës sonë sociale.

Ne të njëjtën kohë, Jupiteri i begatë dhe përhapës në Akrep, e shkatërron tensionin.

Lidhja pozitive që bën sot me Plutonin dhe hënën e zezë, bën që ndjenjat të përhapën pa cingërima e zhurma të stilit bombastik.

Pastaj nuk është e nevojshme pasi ndjesitë janë personale dhe përjetohen në heshtje.

Kjo lidhje pozitive do mbart këto ndikime:

1. Në jetën personale dashuria do behet zotëruese, pasiononte dhe me vlerë. Do vijmë me afër me partnerin ose do kërkojmë të nisim një lidhje. Do ketë magnetizëm, përkushtim dhe dhënie komplet.

2. Në çështjet ekonomike do kemi tendenca investimi dhe rregullimi detyrimesh. Do behet më e mira e mundshme. Por, duhet të këshillohemi tek një ekspert që të mos ja lëmë në dorë vetëm fatit.

3. Do njohim dobësitë e vetes dhe do mundemi ti menaxhojmë.

Dashi nëse kërkon të përfitojë do humbi gjithçka të mire që i sjell momenti në planin personal dhe ekonomik.

Demi do kërkojë dhe pasionohet pas një partneri besnik dhe joshës si asnjëherë tjetër.

Binjaket do kenë një njohje të mire në ambientet e punës, e cila do u siguroj qetësi dhe ecuri të gjatë në marrëdhënie pune e personale.

Gaforrja do rikthehet tek pasioni i vet dhe do kuptojë që tashme është kaq shume e magnetizuar sa nuk ka me shpëtim vetëm të dorëzohet.

Luani do kërkojë dominancat në një aktivitet, por edhe ndaj të afërmve dhe ketë nuk e bën nga egoizmi, por nga pasioni për ti parë gjerat e shumëfishuara, sidomos ekonomike.

Virgjëresha do planifikojë një takim shumë imtim dhe joshës për të cilin ka menduar dhe vuajtur mjaft kohë tashmë. Kjo do bëhet realitet.

Peshorja ka mundësi të bëjë një lëvizje shumë të rrezikshme në planet ekonomike, por mundësia e fitimit është e madhe.

Akrepi do studiojë me kujdes edhe dështimet e tij për të pasur një platforme me fitimprurëse dhe jetëgjate në planet e tij. Dashuria i sjell shumë pasion sot.

Shigjetari ka mundësi të qëllojë në shenjë ndoshta jo vetëm lart, por edhe poshtë në dukje, por shijimi i suksesit do jetë i plotë.

Bricjapi do mbartë mister, joshje dhe natyrisht dikë do magnetizojë në ditën e sotme dhe bëhet fjalë për njerëz me influence në jetën sociale.

Ujori mund të shikoj veten pothuaj atje ku do, por ka një të fshehtë si do ta arrijë gjithë ketë proces. Një ndihmë nga një person i padukshëm.

Peshqit do përdorin çdo person që mendojnë se mund ta bëjnë për vete për realizimin e një qëllimi, sidomos në lidhje me një udhëtim që i ndryshon hapësirat.

SHKARKO APP