FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mero Baze reagon ndaj Presidentit Meta

Më paska sulmuar Presidenti duke më kërcënuar me “tmerrim”, kur të vij në pushtet, disa ditë pasi ka vajtuar për sulmet ndaj Ylli Ndroqit me të cilët ndan planin e biznesit dhe programacionin e tij.(Mund t’ia provojë po ka kurjozitet). Tani ky në pushtet është, se më shumë se president të Republikës, nuk e bëjmë dot. Vetëm nëse e ka fjalën kur të bëhet President i shoqatës së të burgosurve të Reformës në Drejtësi, se më shumë se kaq pushtet sa ka, si japim dot.
Plus kësaj kam tërë jetën në opozitë me këtë, kur ka qene kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër e president. Sjam tmerruar, as kur ky dhe ortaku në pushtet kanë vrarë, kanë vënë bombë në makinë, më kanë nxjerrë nga redaksia me policë etj. Përkundrazi atë e kam parë të tmerruar.
E inkurajoj ta mbaj fjalën, e jo të më marrë në telefon e të më thotë “O vëlla Blushin lexon ti? Ai është budalla ja shkruan Monika”.

https://www.facebook.com/merobaze2/posts/2409482612691963

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?