Mes luksit dhe plazhit, Viola Spiro shijon pushimet me të dashurin (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur u bë pjesë e lajmeve në media, pasi emri i saj u lidh me të arrestuarin në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Moderatorja sportive dhe ish velina e emisionit “Fiks Fare” preferoi të qëndronte larg reagimeve për media.

I dashuri i moderatores simpatike Viola Spiro ka marrë lirinë. Dhe ky është lajmi më i mirë që mund të merrte drejtuesja e programeve sportive këtë verë.

Ajo duket se pas trazirave po shijon ditës mes luksit edhe plazhit me të dashurin e saj.

Vetë Viola ka postuar disa foto me bikini, duke shijuar rrezet e diellit të majit dhe detin në ekoresortin Kep Merli në Sarandë.

Natyrisht që ky është destinacioni luksoz brenda Shqipërisë, duke qenë se qiratë javore shkojnë 600 euro në kulmin e sezonit për një apartament luksoz.

Super në formë, por jo vetëm, Viola vazhdon po njësoj stilin e saj të jetës të treguar nga “Instagrami”.

SHKARKO APP