Mes viktimave në SHBA, kush është shqiptari i prekur nga COVID-19 që ndërroi jetë në Çikago (EMRI)
Mes viktimave në SHBA është dhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për 86-vjeçarin Jani Depo, me origjinë nga Sinica e Devollit. Mësohet se prej gati 20 vitesh Depo jetonte në Çikago, me familjen.
Të shumtë kanë qenë, familjarë e miq të tij që kanë ngushëlluar përmes mesazheve në ‘Facebook’ për këtë humbje të familjen Depo.
Mësohet se ai prej 12 ditësh qëndronte në spital, ndërsa nuk mund të fitonte betejën kundër COVID, ndërkohë që në 7 prill u nda nga jeta.
Kujtojmë se numri i viktimave në SHBA po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa New Yorku është ndër vendet më të goditura nga pandemia.