Mesazhi cinik por realist për të gjithë të rinjtë:“S’është distanca”, Izraeli tregon mënyrën ndryshe për të luftuar virusin
Nëse doni të ruani gjyshin dhe gjyshen tuaj, qëndroni larg tyre, mos i takoni deri sa kjo pandemi të marrë fund. Mund të duket një mesazh cinik dhe egoist, por është e vetmja mënyrë që ato të vijonë të gëzojnë shëndete të plotë dhe jetë. ‘Mos hyni në shtëpinë e tyre, mos i përqafoni sepse i vini në rrezik’, këtë ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Izraelit, në një video-mesash për qytetarët, ndërsa është shpërndarë nga kryeministri Rama për të ndërgjegjësuar qytetarët të ruajnë distanca dhe rininë të mos bëhet bartëse e virusit dhe më pas ta transmetojë atë në shtëpi duke rrezikuar jetën e atyre.
Ministri izraelit sqaron se distancimi i gjyshërve nga nipërit e mbesa është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë, pasi mosha e tretë janë hallka më e dobët e këtij zinxhir ku shënohet dhe viktimat më të mëdha në të gjithë botën.
“Dua të ndaj me ju gjënë më të rëndësishme mbi epideminë e koronavirusit: gjëja më e rëndësishme më me rëndësi se distancimi social i përgjithshëm, më shumë se ‘testet, teste, testet’, më shumë se çdo gjë të të ndajmë të moshuarit nga të rinjtë. Kombinimi më vdekjeprurës kur gjyshja përqafon nipin. Pse? Sepse koronavirusi është unik në kuptimin që është shumë më fatal për të moshuarit se sa të rinjtë. Në shumë vende, numri i të rinjve të vdekur është zero, në vendet ku vdiqën shumë njerëz ka 0% ose 0.1% të njerëzve në 20 apo 30 vjeç. ndërsa të moshuar mbi 70 a 80 vjeç çdo 1 në 5 ose 1 në 7 nga ata vdesin. Pra ajo që duhet të bëjmë tani është të kujdesemi për gjyshen dhe gjyshin nga larg. Përdorni ËhatsApp, Skype apo çfarëdo. Çoni ushqim, pastroni kutinë para se të ikni dhe pastaj ta fusin në shtëpi ata. Mos hyni në shtëpinë e tyre, mos i përqafoni sepse i vini në rrezik“, shprehet ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Naftali Benet
Sa do të zgjasë ky izolim dhe për sa kohë të moshuarit do të qëndrojnë brenda është pyetja që mundon pjesën më të madhe. Sipas ministrit vetëkarantinimi do të ndodh për disa muaj deri sa 60 apo 70 % e popullsisë të bëhen imune ndaj koronavirusit, ku shumica as që do e kuptojnë që janë prekur. Vetëm në këtë rast pandemia bie dhe do të kemi një situatë të qetë dhe aspak të rrezikshme duke iu rikthyer jetës normale. Atëherë të rinjtë janë të lirë të përqafojnë dhe puthin gjyshërit e tyre.
“Në mbyllje njerëzit më pyesin a do të duhet të izolohen përgjithmonë të moshuarit? JO! Ajo që do të ndodh në muajt në vazhdim gradualisht pjesa tjetër e popullsisë, duam s’duam, do ta marrë koronavirusin pjesa më e madhe e njerëzve që do ta marrin as nuk do e dinë. Do të zgjasë tre apo katër javë që do kenë virusin e pasi të mbarojnë 4 javët do të jenë imunë. Do të fillojë nga 0.1 %, 1 %, 5 %, 20 % e kur të arrijë që rreth 60 %, 70 % e popullsisë të jetë imune, epidemia mbaron. Dhe atëherë gjyshi dhe gjyshja mund të dalin. Mund të duhet 1 muaj mund të duhen 2 apo 3 muaj mbase pak më shumë, por ky është plani. Paçi fat! Kujdesuni për gjyshin dhe gjyshen, por mos i shkoni afër”, thotë Ministri.