Mesazhi i 2018 me “të ndaluarit”, njerëzit mbipeshë dashurojnë (FOTO +16)

Edhe 2017 u ”pushtua” nga fotot e sfumuara, të ekzagjëruara me photoshoop. Padyshim që femrat më të komentuara të vitit, e fituan vëmëndjen e madhe edhe falë foto-ve të edituara. Në Shqipëri ka faqe të posaçme në rrjete sociale që ”demaskojnë” fotot e modifikuara të personazheve vip.

Rrjetet sociale janë të ”pushtuara” nga imazhe të kuruara, të sfumuara të cilat i largohen të qënurit “bio”, madje atyre ju hiqet edhe ana shpirtërore, të cilën ”photoshoopi”, nuk e krijon. Për kritikët këto imazhe të kuruara deri në ekstrem, i mungon shpiriti dhe për këtë një fotografe ka sjellë “të ndaluarit”.

Bukuria që fle e zgjohet në shpirt, vjen këtë herë nga një trup mbipeshë (obez), pa filtra dhe larg të qenurit perfekt (me photoshoop).

Fotografia amerikane, Substantia Jones, ka nisur një projekt që objektiv ka të tregojë se dashuria nuk ka ndonjë formë specifike por që gjithmonë është e bukur tek njerëzit që nuk kanë komplekse. Ajo ka punuar në një projekt që synon të ndryshojë perceptimet e njerëzve mbi standardet e bukurisë.

Seritë e fundit të fotove kanë sjellë një frymë ndryshe, larg klisheve të imazhit të përkryer. Fotografitë kanë në thelb të përcjellin dashurinë e cila njësohet me trupin e shëndoshë, e një kimi “e ndaluar” në jetën tonë, që nuk është e aspak e lehtë për tu gjetur për shkak të paragjykimeve.

 Jones projektin e ka quajtur “Adipositivity”. “Ekspozimi i përsëritur me pamje pozitive (ose edhe neutrale) është i njohur për të ndihmuar njerëzit të pranojnë trupat e tyre me yndyrë. Kjo është e gjithë ajo që unë dua, me të vërtetë. I dua njerëzit që pranojnë trupin e tyre dhe lejojë të tjerët për ta dashur atë”, tregon Jones.

Përshtati: Redjon Shtylla

*Ripostim, pasi vlen për ti përcjellë lexuesëve mesazhin që pamja nuk mund të kufizojë ndjenjën e dashurisë!

SHKARKO APP