Mesazhi i At Gregor Pelushit: Komuniteti fetar pranë mjekëve, ai që ka diçka ta ndajë me atë që nuk ka
Në një lidhje me RTV Ora, At Gregor Pelushi tha se parësore për kishën Ortodokse është jeta e njerëzit.
Ai u shpreh se në këto ditë të vështira duhet kujdes edhe personat e tjerë, për të mos përhapur virusin, si dhe të ndihmohen personat në nevojë.
At Gregor Pelushi: Parësore për kishën Ortodokse është jeta e njerëzit. Vetë Zoti thotë se duaje të afërmin më shumë se veten. specialistët na thonë që është një virus që përçohet te të tjerët, prandaj kemi bërë thirrje që të kujdesimi. Po ashtu në kishë besimtaret kanë ruajtur distancën dhe kanë marrë masa, pasi jeta për të krishterët është shumë e shenjtë.
Tashmë ekziston një këshill ndërfetar, ku marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare, që në themel kanë ruajtjen e jetës dhe dinjiteti njerëzor. Komuniteti fetar ka qenë pranë mjekëve duke u lutur për ta, po ashtu duke ofruar maska dhe dezinfektues për policinë. Ai që ka diçka ta ndajë me atë që nuk ka.