Mesazhi që dha protesta

Nga Lavdërim Lita

Tirana ka shumë cinikë, të pandjeshëm e gjithëfarësoj sofishtësh që gjejnë arsye për të kritikuar protestat e opozitës. Njëri nuk do Bashën, njëri nuk do Monikën, njëri nuk do Dulen dhe tjetri Berishën. Për Dash Shehin nuk thonë gjë.

Ka shumë prej tyre që për dy dekada kritikojnë opozitën. Ata duan një Parti. Partinë e krijuar 70 vjet më parë sepse janë komodë, njohin mekanizmin e përfitimit dhe ruajnë veten nga mendimet e tyre. Siç e tha edhe Mordecai dje, askush nuk e braktis komunizmin në vend. Unë do të shtoja se nuk e braktisin sepse kanë frikë të jetë të pavarur.

Në ditët në vijim do të ketë shumë komente në kafene e banaqe televizive për numrin e pjesëmarrësve në protestë. Shumë do të thonë fjalimet nuk ishin të mira. Kërkohej aksion kundër kryeministrisë dhe disa të tjerë do të thonë se ka marrëveshje. Konspiracioni është sport kombëtar.

Megjithatë mesazhi i protestës ishte se ka opozitë, ajo është e heshtur e papunë, por jo e pashpresë, që pret një të ardhme më të mirë. Por ende nuk di sesi të lidhë telat me njerëzit.

Në protestë kishte shumë testosteron siç ndodh rëndom në protestat në Tiranë. Shumë burra, pak gra, aq më pak fëmijë.

Ndërsa herë pas here dukej që shpërthimi mund të lindte vetiu dhe besoj se sa më shumë kohë të kalojë në këtë fazë inercie ekonomike aq më shpejt protesta do të kthehen në revoltë, që mund të tejkalojë lidershipin e opozitës. Faktor.al

SHKARKO APP