Meshkujt dominojnë AMA-n

Meshkujt e muzikës pop dhe hip-hop kanë kryesuar nominimet për American Music Awards (AMA), ndërsa artistet femra mbeten jashtë shumicës së kategorive. Bruno Mars kryesoi me 8 nominime, përfshirë çmimin Artisti i Vitit, çmimi më i lartë i mbrëmjes. Ai do të përballet me yjet e hip-hop, Drake dhe Kendrick Lamar, këngëtarin britanik Ed Sheeran dhe DJ Chainsmokers për çmimin e lakmuar. Femrat e muzikës pop nuk arritën që të nominoheshin në kategori si Artistja e Vitit, Videoja e Vitit dhe Turneu i Vitit. Ylli i popit Halsey, një nga artistet femra më të vogla e cila është nominuar për shkak të bashkëpunimit të saj me The Chainsmokers me hitin “Closer”, me anë të një postimi në Twitter u shpreh e zhgënjyer për listën e kandidatëve të dominuar nga meshkujt. Jashtë nominimeve janë lënë jashtë disa nga divat e muzikës botërore si Katy Perry, Miley Cyrus, Lorde, Demi Lovato, Lana Del Rey dhe Kesha, të cilat kanë publikuar këngë dhe albume të reja këtë vit, si edhe Taylor Swift. Rihanna ishte e vetmja artiste femër që arriti të nominohej në dy kategori. Ajo do të konkurrojë me Lady Gaga dhe Alessia Cara për artisten më të mirë pop/rock, si edhe do të përballet me Byonce dhe Kehlani në kategorinë e artistes më të preferuar në kategorinë soul/R&B.

 

SHKARKO APP