Mësimet nga COVID-19 dhe shkenca që përfundoi te sapuni
Nga Sotiraq Lako –
Z.Covid kopjoi Hitlerin me “Luften Rrufe”, i gjeti te gjithe te papergatitur dhe me reagime sporadike. Me kete nivel kaq te larte te Shkences dhe Mjekesise, perfunduam si ne kohet e lashta, ne “distancimin social” dhe “larjen e duarve”. Konfuzion ne 2020 !
Diskutim; eshte apo nuk eshte realitet ? Po eshte realitet. Diskutim; eshte natyral apo artificial ? Praktikisht nuk ndryshon shume, por nese eshte artificial do te kerkohen demshperblime nga ata qe e realizuan dhe nuk do te konsiderohet fatkeqesi e Natyres, por Lufte Boterore. Diskutimet do te vazhdojne gjate, te shpresojme te nxjerrim mesime, te jemi te pergatitur per valet e tjera te tij dhe te kusherinjve dhe te shokeve te tij te te ardhmes.
Fakt eshte se eshte e pamundur te shmanget kontakti me te. Ka shume paciente qe nuk kane temperature, nuk kane kolle, nuk kane …., fakti eshte qe testi nazofaringeal ka kufizime, fakt eshte qe testet serologjike deri tani nuk na kane ndihmuar, fakt eshte qe nuk duket ne horizont nje vaksine, fakt eshte qe virusi po ben ecurine e tij, me pak devijim nga “ndarja shoqerore”. Fakt eshte se nje sapun 250 lek (te vjetra), ben me shume pune se te gjitha mjekimet e deritanishme.
Fakt eshte qe nuk mund te fshihesh si struci pas maskave dhe dorezave (virusi shumezohet dhe ne epitelin konjuktival). Fakt eshte se duhet te jemi te qarte se masat qe merren synojne minimizimin e demeve, jo zerimin e tyre. Cdo mase mbrojtese ka gjithmone pika te dobeta (nuk ka si shpjegohet ne zbatimin maksimal te tyre dhe perseri ka kontaminim).
Fakt eshte se psikologjikisht na gjeti te papergatitur. Eshte me lehte ta perballosh natyrshem, se kur e paragjykon. Te themi qe nuk shqetesohemi eshte budallallek. Shqetesohemi me shume se gjithe pjesa tjeter e popullates. E duam veten, duam familjen tone, duam dhe te bejme punen. Eshte me e lehte kur nuk mendon per cfare do te ndodhi pasi kontaktove nje pacient te tille (ku do te lahesh ? do te kthehesh ne shtepi ? do te stigmatizohesh ? do te izolohesh ? do te semuresh ? do te kesh komplikacione ? do te vdesesh ?). Deri ne 25 Prill, ne Itali,150 “mantelbardhe”, mjeke, infermiere, farmaciste, punonjes social kane vdekur. Lufta e Dyte Boterore na ka mesuar, me mire te jesh veteran i Luftes, se deshmor i saj.
Fakt eshte se te pakten klinikisht dhe radiologjikisht ka qarkulluar qe ne fund te vitit te kaluar dhe ne fillim te ketij aktuali. Por ishte me e lehte kur nuk i kushtoje vemendje, se tani kur degjon fjalen “Covid” dhe ndizet alarmi i kuq. Mediatikisht eshte tepruar.
Fakt eshte qe popullata e jone, si gjithmone kur eshte diskutimi per virozat respiratore e kalon ne menyre atipike (nese tipike merr ecurine e tij ne vendet perendimore). Shume teori jane hedhur. Por Zoti na ndihmoi dhe ne kete rast. Ne nuk ndryshojme ne drejtim te pisllekut. Po te shikoje sot kodrat e Liqenit per sa i perket plehrave, fatkeqesi. Peshtyma nuk mbaron. Fakt eshte qe nuk e respektojme dot distancimin, nese nuk na qendron polici tek koka dhe ushtari me shkop ne dore.
Fakt eshte qe duhet te pranojme bashkejetesen si per te gjithe virozat e tjera respiratore. Eshte e pamundur ta eleminojme dhe virusit, parazitit, nuk i intereson te eleminoje pritesin. Bashkejetese, Force dhe Besim tek Zoti. Me perjashtim te “Katastrofes se Tobes”, 75 mije vite me pare, ku numeri i njerezve arriti ne te gjithe Boten 3,000 – 10,000, asnjehere tjerer ne nuk jemi rrezikuar.
P.S. Ne peshtyjme kudo. Kemi aq shume peshtyme, sa duhet nje seri prej 2 ose 3 heresh ta mbarojme “statusin e radhes”. Me e keqja, peshtyjme aty ku ndodhemi; ne rruge, ne trotuar, ne prani te njerezve te njohur dhe te panjohur. Kete gje e ben dhe majmuni. Kemi rreth 700 mije vite qe teorikisht jemi ndare prej tij. Kete gje e ben dhe qeni qe e kemi nxjerre shetitje. Urinon dhe defekon ku ti doje qejfi. Ajo qe na dallon prej tyre, eshte mendja. Mund ta perdorim pak dhe ta mbajme peshtymen deri ne nje vend te pershtatshem, te perdorim fazoletat etj. Po te perdoresh mendjen, konsumon glukoze dhe kjo te ndihmon dhe per te mbajtur trupin ne forme.