Mësojeni pse dekorimi në gotën e pijes, nuk hahet

Nëse deri më tani kokteilin e keni konsumuar së bashku me dekorimin e tij, nga sot e tutje do t’ju këshillonim të mos e bëni. Sipas një arikulli të Insider, feta e limonit apo çdo dekorim tjetër në servirjen e pijes tuaj mund të jetë mjaft i rrezikshëm për shëndetin nëse konsumohet.

Ju asnjëherë nuk e dini se çfarë ka përdorur baristi për ta vendosur limonin në pije. Mund të kenë qenë thjeshtë duart e tij, por a jeni të sigurtë që duart kanë qenë të pastra?

Për të mos përmendur më pas faktin që “zbukurimet” e servirjes në pjesën më të madhe të rasteve nuk mbahen në vende të përshtashme. Arsyeja është e thjeshtë, pasi duhet të lihen në një vend lehtësisht të dukshëm, në mënyrë që banakieri t’i shohë e t’i vërë në pije me lehtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu dekorimet në një pije vendosen për t’i dhënë shijen dhe aromën e duhur kësaj të fundit. Kështu që nëse i hani ato që në fillim me siguri ju nuk do të mund ta shijoni më pijen ashtu siç duhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?