Mësuesja bën apelin për gjimnazistët, por gazetarja i “pret hovin”, i kujton maturën e ’97-s: Shkuam në mes të plumbave
Një ditë pas provimit të maturës së Gjuhës Shqipe, gjimnazistët janë ngritur në protestë, ku kërkojnë rishikim dhe rivlerësim të tezës.
Maturantët argumentojnë se teza e Gjuhës Shqipe, nuk ishte ndërtuar në bazë të informacioneve që ato kishin marrë gjatë këtyre muajve, ndërkohë që theksonin se përgjigjet ishin mjaft subjektive gjë që bënte të vështirë zgjedhjen e alternativave.
Ndërkaq në mediat sociale tashmë edhe mësuesit e maturantëve kanë dalë në mbrojtje të nxënësve.
Gazetarja Ermelinda Hoxhaj ka publikuar në faqen e qaj në mediat sociale, një apel të një mësuesja e cila shkruan se ka parë maturantët e saj teksa dilnin nga klasa duke qarë.
Mësuesja kërkon në emrin e saj dhe të nxënësve të saj, që të paktën të rishikohet uljen e pragut për notat 8, 9 dhe 10.
Por edhe mendimi i mësueses së Gjuhës Shqipe ka hasur kundërshti në rrjet nga gazetarët, të cilët kanë rikujtuar kohën e tyre kur ishin maturantë.
Gazetarja Danja Bono, shkruan se edhe brezi i qaj përjetoi ’97, dhe nuk kishin asnjë lehtësi, dhe po ashtu kishin testim edhe për pranimin në fakultet, ndërkohë që shtoi se ky brez është tepër qaraman.
“Edhe brezi im përjetoi ’97-n me super-ngjarje, shkuam në mësim mes plumbave dhe testin e kemi pasur të vështirë si çdo vit pa asnjë lehtësi e dashur, dhe po kështu një vit më pas testin për pranim në Universitete. Them se ky brez është tepër qaraman”, shkruan Bono.
Postimi i gazetares Ermelinda Hoxhaj
APELI I NJE MESUESEJE
Jam një mësuese letërsie që sot, pas provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, pashë nxënësit e mi më të mirë, nxënës që çdo mësues do ishte me fat t’i kishte në klasë, të dilnin duke qarë.
Qanin sepse ju, njerëzit tuaj, vendosët që jo vetëm të ishit të pandjeshëm ndaj situatës që fëmijët, arsimi kaloi këtë vit, por, për çudinë e të gjithëve, të hartonit një tezë edhe më të vështirë se tezat e kaluara.
Sivjet, më shumë se kurrë më parë, të gjithë ne, e sidomos nxënësit tanë, shpresonin, prisnin dhe kishin nevojë për një tezë mature më të lehtë, por rezultoi krejt e kundërta.
Së pari, pjesa e gjuhës nuk ishte e hartuar sipas testit provë. Nuk kishte dy tekste, por disa. Për të mos folur më pas për mënyrën e hartimit të pyetjeve e alternativave, që dukshëm bëhen me logjiken “i ngecim e jo i masim njohuritë”).
Së dyti, pjesa e letërsisë, ndryshe nga vitet e kaluara, kishte 2 tekste poetike. Dikush që e njeh letërsinë dhe që ka qenë mësuese qoftë dhe disa muaj, e di mirë që teksti poetik është më i vështirë se ai në prozë.
Së treti, në test përfshihet Lasgush Poradeci, autori më i vështirë në të gjithë programin e maturës.
Mund ta dimë ne dhe nxënësit tanë, pse?!
Pse, pa pikë përgjegjshmërie, ju shkatërroni ëndrrat e nxënësve më të mirë të Shqipërisë? Digjni shansin, mundësinë për më të mirë tanë, që synojnë Mjekësinë, Gjermaninë…?!
Kur një pjesë e madhe e Europës anulon provimet e maturës, ju bëni të kundërtën, jo vetëm që i bëni provimet, por hartoni një test të tillë… Më vjen keq për të rinjtë e këtij vendi që po i jepni arsye, çdo ditë e më shumë, të heqin dorën nga ëndrrat e tyre… Më vjen keq që vazhdohet tallja me mundin e mësuesit! Në emër timin e të nxënësve të mi, kërkoj PATJETËR që të paktën të rishikoni uljen e pragut për notat 8, 9 dhe 10.
Më shumë se kurrë e keni në dorë mos të shkatërroni të ardhmen e nxënësve më të mirë të vendit tonë, tuaj… e një brezi që brenda pak muajve ka jetuar tërmete të fuqishme, pandemi , vdekje, probleme ekonomike, mësim online… Shpresoj të merret për bazë e gjithë kjo!!!
Burimi: Fax News